Era zgjedhje: VV mbledh qytetarët me autobusë për ‘ta festuar Vitin e Ri’ nesër në Prishtinë

Era zgjedhje: VV mbledh qytetarët me autobusë për ‘ta festuar Vitin e Ri’ nesër në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje do ta festojë Vitin e Ri nesër në sallën 1 Tetori, në Prishtinë. Për këtë, ka bërë organizim të veçantë, madje edhe me autobusë nga qendra të ndryshme të Kosovës. Nëpërmjet një mesazhi që ka arritur në adresën e redaksisë tonë, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në sallën 1 Tetori në Prishtinë, […]

Nëpërmjet një mesazhi që ka arritur në adresën e redaksisë tonë, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në sallën 1 Tetori në Prishtinë, të enjten, më 28 dhjetor 2023.

Sipas mesazhit, Vetëvendosja ka organizuar sjelljen e qytetarëve nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe me autobusë.

I dashur anëtar,

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në festën përmbyllëse të vitit 2023 dhe kremtimin e vitit të ri 2024, të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në sallën 1 Tetori në Prishtinë, të ejten me datë 28 dhjetor, në ora 19:00.

Nisja e organizuar me autobus bëhet në ora 16:45 nga Zyrja e LLV-Gjakovë’, thuhet në mesazhin që ka arritur në redaksinë tonë.

Duke qenë që autobusi – është mjeti transportues që kur përmenden partitë politike, karakterizon kryesisht fushatat zgjedhore në Kosovë, për bartjen e qytetarëve nga vendi në vend, Periskopi ka pyetur zëdhënësin e Vetëvendosjes, z.Arlind Manxhuka për këtë organizim.

Në fillim, ai na tha se ‘nuk e kupton relevancën e pyetjes’ por më pas, tha se VV i ka mbi 60 mijë anëtarë dhe ‘duhet organizim i veçantë për t’i njoftuar’.

“Ju e dini se Lëvizja Vetëvendosje i ka mbi 60 mijë anëtarë dhe për me i njoftu dhe me i organizu gjithë këta duhet organizim i veçantë”, tha z.Manxhuka për Periskopin.

Rikujtojmë se zgjedhjet e reja, ka një kohë që përmenden.

Kryeministri Albin Kurti, shquhet për deklaratën se nuk do t’i donte ato, sepse ‘do të zhdukej opozita’ dhe ‘kjo nuk do t’i konvenonte Qeverisë’.

Ndërkohë, në një shkrim autorial, gazetari Baton Haxhiu paralajmëroi në fundjavë se ‘Kurti i do zgjedhjet në gusht të vitit 2024’.

Zgjedhjet po i përmend edhe opozita. Nënkryetarja e PDK-së, znj.Vlora Çitaku, në një prej reagimeve të fundit, rreth një sondazhi që u publikua në Debat Plus, shkruan kështu:

“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë!”/Periskopi

 

Të ngjashme
U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë