Erdogani nuk do të flasë ‘kurrë më’ me kryeministrin grek

Erdogani nuk do të flasë ‘kurrë më’ me kryeministrin grek

Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron “kurrë më” të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Micotaqis. Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për strehimin e mbështetësve të lëvizjes Gylen, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për tentativën për grusht shteti të vitit 2016. Presidenti turk kritikoi […]

Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për strehimin e mbështetësve të lëvizjes Gylen, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu kryeministrin Micotaqis që në mes të muajit, i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara që të mos u shisnin avionë luftarakë Turqisë. Deklaratat e kryeministrit grek në Kongresin Amerikan javën e kaluar janë ndoshta edhe arsyeja kryesore e zemërimit të Erdoganit.

Micotaqisi rekomandoi në Kongres në SHBA që të mos shiteshin pajisje ushtarake në lindje të Mesdheut. Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin krijimin e një burimi të ri paqëndrueshmërie në krahun juglindor të NATO-s: “Unë kërkoj nga ju që ta merrni parasysh këtë kur merrni vendime për blerjen e pajisjeve të mbrojtjes për Mesdheun Lindor,” tha Micotaqiisi. Mendohet se ai iu referua Turqisë, pa përmendur qartë emrin e vendit fqinj.

Si pasojë, Erdogani njoftoi se nuk do të fliste më kurrë me Micotaqisin. Përveç kësaj, do të anulohet një konferencë e planifikuar midis qeverisë turke dhe greke.

Erdogani tha se kishte rënë dakord me Greqinë që të mos përfshinte asnjë palë të tretë në punët midis dy vendeve. Por duke qenë se pala greke tani e theu në mënyrë të njëanshme këtë premtim, Erdogan deklaroi: “Micotaqisi nuk ekziston më për mua. Nuk do të pranoj kurrë më ta takoj.” Megjithatë, ai nuk mendon se SHBA do ta marrin vendimin për çështjen e F-16 në përputhje me rekomandimin e Micotaqiisit, tha Erdogani.

Turqia ka kohë që kërkon të blejë avionë luftarakë amerikanë F-16. Fillimisht, ajo donte të merrte 100 F-35 moderne. Por Shtetet e Bashkuara e prishën marrëveshjen pasi Turqia zemëroi NATO-n duke blerë një sistem të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Në tetor 2021, disa burime treguan se Turqia po kërkonte të merrte F-16 në vend të F-35.

Një zëdhënës i qeverisë së Athinës tha pas deklaratave të Erdoganit se nuk do të kishte përfshirje në një betejë verbale me udhëheqjen turke. Politika e jashtme greke orientohet te e drejta ndërkombëtare dhe aleancat ekzistuese – edhe pse kjo mund të shqetësojë disa./DW

Të ngjashme
Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times