Escobar: Dialogu është në fazë kritike

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është në fazë kritike. Në një ‘brifing’ me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. “Do të thosha po (a është dialogu në fazë kritike). […]
Në një ‘brifing’ me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Do të thosha po (a është dialogu në fazë kritike). Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, ka thënë ai. koha.net












