Escobar komenton deklaratat se Qeveria do të përgatisë draft- statut për Asociacionin

Escobar komenton deklaratat se Qeveria do të përgatisë draft- statut për Asociacionin

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka komentuar deklaratat  e qeveritarëve dhe të  Kryeparlamentarit Konjufca se Qeveria e Kosovës do ta përgatit një draft -statuti pasi propozimi evropian është i papranueshëm dhe se BE nuk ka kompetencë t’I propozojë Kosovës dicka të tillë. Në intervistën për REL, Escobar ka thënë se nuk ka informacione […]

Do të kthehesha te draft-statuti i Asociacionit. E kemi në tavolinë draft-statutin. Nuk është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kryeparlamentari [Glauk Konjufca], madje, tha se ka mundësi të propozohet një draft-statut i ri nga vetë Qeveria. Duke pasur parasysh se nuk keni marrë asnjë garanci për draft-statutin ose të paktën ka deklarata për një draft-statut të ri, a po dështon Marrëveshja e Ohrit?

Gabriel Escobar: Jo, nuk po dështon. Është e pazbatuar. Por, unë mendoj se Ohri hap një mundësi të madhe për Kosovën. Tani në kuadër të [ Marrëveshjes] të Ohrit, 90 për qind e përfitimeve shkojnë për Kosovën. Nëntëdhjetë për qind. Do të thosha edhe më shumë.

Pra, me Marrëveshjen e Ohrit, Serbisë i kërkohet të njohë sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial, kontrollin e saj administrativ mbi veriun.

Ata njohin pasaportat, simbolet kombëtare, flamujt, kartat e identitetit, diplomat, targat, pothuajse çdo gjë tjetër.

Dhe, nga Serbia kërkohet që të mos e bllokojë integrimin evropian të Kosovës në asnjë institucion.

Në këmbim, Kosova duhet ta formojë Asociacionin, që është obligim ligjor ekzistues.

Pra, për çmimin e diçkaje që duhet ta kishin bërë, ata marrin të gjitha përfitimet dhe kjo na jep neve, Shteteve të Bashkuara, një platformë për ta ndjekur për njohje të reja jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

A ka vend për një draft-statut të ri?

Gabriel Escobar: Epo ka, por duhet të nxitojmë. Dua të them, ka pasur gjithmonë.

Dhe, një pjesë e arsyes përse ndërmjetësuesi evropian u dha atyre një draft-statut, ishte sepse ata nuk e kishin përgatitur një të tillë. Pra, ne kemi prodhuar një për ta.

Kështu, nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë [një tjetër]. Por, duhet të ketë një draft-statut.

A keni ndonjë informacion nëse Qeveria po punon në të?

Gabriel Escobar: Besoj se jo.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit