Escobar: Serbët të jetojnë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit – Qeverinë do ta mbajmë përgjegjëse për këtë

Escobar: Serbët të jetojnë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit – Qeverinë do ta mbajmë përgjegjëse për këtë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pas Qeveria i tha Agjencionit të Kadastrit t’ia regjistrojnë pronën manastirit. Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile […]

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pas Qeveria i tha Agjencionit të Kadastrit t’ia regjistrojnë pronën manastirit. Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar storiet nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto storie dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”.

Escobar në një prononcim për mediumin lokal në gjuhën serbe “Radio Gorazhdevac” tha se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë këtu duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”.

Gjithashtu, Escobar shtoi se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe tha se për këtë do të vazhdohet të punohet.

“Ndërkohë, në terma afatgjatë, ne duhet të punojmë fort për të zbatuar marrëveshjen historike për normalizim që e arritëm në mars të vitit të kaluar. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë, por ndërkohë mendoj që të gjithë njerëzit e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen amerikane, përfshirë shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë që jetojnë në këtë vend. Shpresoj që e ndiejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?