Escobar: ShBA përkrah Ballkanin e Hapur – nënkupton se edhe Kosova duhet t’i bashkohet

Escobar: ShBA përkrah Ballkanin e Hapur – nënkupton se edhe Kosova duhet t’i bashkohet

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahin Ballkanin e Hapur. Ai ka thënë se ky nuk është një projekt politik, por ekonomik. Ai ka thënë se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet të bëhen pjesë e iniciativës. “Shtetet e Bashkuara e përkrahin Ballkanin e Hapur. […]

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahin Ballkanin e Hapur. Ai ka thënë se ky nuk është një projekt politik, por ekonomik. Ai ka thënë se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet të bëhen pjesë e iniciativës.

“Shtetet e Bashkuara e përkrahin Ballkanin e Hapur. Kjo mbështetet në disa pika, të punojmë në një bashkëpunim regjional ekonomik, nëpërmjet biznesit, tregtisë.  Tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Iniciativa e Ballkanit të Hapur është vetëm një nga këto iniciativa dhe ne përkrahim cdo iniciativë që ofron rajonin. Nëse ka sukses, duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet t’i përfshijë 6 shtetet në nivel të njëjtë. Është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në moment shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Escobar, përcjell Periskopi.

“Kam disa propozime për miqtë tanë: Të mos duplifikohen punët, por të ketë një integrim të mirë. Të keni një plan për zhvillim institucional. Përparësia e Ballkanit Perëndimor është rritja e fuqisë ekonomike, por kemi edhe një mundësi tjetër si rritja e kushteve për investime të huaja ekonomike”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

“Mundësitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të mëdha, ka një pozitë shumë të mirë gjeografike, ka resurse mahnitëse. Ne e përkrahim Ballkanin Perëndimor dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë që ta ndërtoni Ballkanin Perëndimor. BP ka potencial që të jetë qendër e energjisë reprodukuese. Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyror”, ka thënë ai./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme