Eskalon Sami Kurteshi: Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj vrarës me pagesë, “harron” edhe Berat Buzhalën

Eskalon Sami Kurteshi: Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj vrarës me pagesë, “harron” edhe Berat Buzhalën

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi  ka eskaluar duke i quajtur vrasës me pagesë gazetarët, Ilir Mirenën, Lirim Mehmetaj dhe Berat Buzhalën, pas një debati ku është përfshi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugojevci. “’TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE!Qenkan tërbuar dy nga ripërtypësit e jashtëqitjeve të UDB-ës, vrasësit me pagesë, të quajturit […]

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi  ka eskaluar duke i quajtur vrasës me pagesë gazetarët, Ilir Mirenën, Lirim Mehmetaj dhe Berat Buzhalën, pas një debati ku është përfshi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugojevci.

“’TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE!Qenkan tërbuar dy nga ripërtypësit e jashtëqitjeve të UDB-ës, vrasësit me pagesë, të quajturit Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.Tash paskan ndërruar vetëm cakun. Tash caku qenka Saranda Bogujevci. Tash duan të pushkatojnë atë që i ka shpëtuar zjarrit dhe plumbit të bosave të tyre, hordhive shoviniste serbe gjatë luftësTërbimi i këtyre vrasësve, i bosave të tyre dhe i bashkëvrasësve, bëhet në emër të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes, krejt nën mbrojtjen e Aleancës së Gupeve Kriminale dhe në koordinim e bashkëveprim të ngushtë me krimin e organizuar institucional brenda prokurorisë së shtetit. P.s. Emrin e njërit nga këta vrasës medialë me pagesë – ripërtypës, e paskam harruar – Berat Buzhala”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

Kurteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar gazetarët edhe për intevistimin dhe arrestimin e gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behlulin.

“Këtë punë të përbashkët të këtyre vrasësve me pagesë dhe prokurorisë, fort e qartë e dëshmoi arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli nga Lugina e Preshevës për shkak të guximit të tij për zbulimin e rrënjëve të bashkëpunimit të vrasësve medialë me pagesë në Kosovë me bosat e tyre të UDB-ës.Lufta e UDB-ës kundër shqiparëve as ka filluar dhe as përfundon tash e këtu e me këta vrasës. Jashtëqitjet i prodhon ajo, e ripërtypësit e tyre i përzgjedhin caqet dhe viktimat „rastësisht“. Por, një është e sigurtë, luftën e kanë humbur, ripërtypjen nuk ua ndalim”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it