Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së

Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës. Këtë, Ganiu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njoftim të cilin ai ia atribuon vëllait tjetër të tyre, Halilit. Geci tha […]

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.

Këtë, Ganiu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njoftim të cilin ai ia atribuon vëllait tjetër të tyre, Halilit.

Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, do ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, e që sipas tij,  kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe deklaratën e Rexhep Selimit se Komunikatën Nr. 59 e ka shkruar “Polari”, nofkë që familja Geci e përdor për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë deklaratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: ‘Pse ke shkruar të pavërteta’, përgjigjja e Polarit ishte: ‘Po du me i shkatrrue plotësisht’”.

“Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është  vrarë në malet e Kllodernicës”, shkroi Geci.

Më tej, ish-deputeti i LDK-së tha se për ta zbardhur Komunikatën Nr. 59 është punuar tash e 26 vjet nga ta, teksa tha se pas shkrimit të kësaj komunikate, Fadil Geci kishte shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit aso kohe, dhe sipas tij, për këto takime tash është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Burojë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt”.

“Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaçit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaçit, Gani Thaçin. Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale”.

“Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate, vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaçit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi nga Tamniku dhe një person tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin”, tha Geci në njoftimin e tij.

Geci i kërkoi edhe kryeministrit Albin Kurti që ta përcjellë dëshminë e Fadilit, e të mos jetë, sipas tij, “propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste”.

“Të gjithë ata që kanë ‘marrë në thua’ në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit, e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt”.

“Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë, për ta zbardhur të vërtetën, eh pra  sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59”, thuhet në postimin e Gani Gecit, postim të cilin ai ia atribuon vëllait të tij, Halilit.

Të ngjashme
“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge