Familja Abdixhiku futet në biznesin e energjisë elektrike: Gruaja e Lumirit aksionare në kompaninë që merret me tregtim të energjisë elektrike

Familja Abdixhiku futet në biznesin e energjisë elektrike: Gruaja e Lumirit aksionare në kompaninë që merret me tregtim të energjisë elektrike

Më 15 prill 2024, në një periudhë të ngarkuar me zhvillime politike, Albina Kastrati-Abdixhiku, bashkëshortja e Lumir Abdixhiku, ka regjistruar një kompani që, sipas të dhënave zyrtare, merret me prodhim, transmetim dhe tregtim të energjisë elektrike. Sektori i energjisë, duke qenë ndër më të ndjeshmit dhe më strategjikët në vend, e bën këtë zhvillim objekt […]

Sektori i energjisë, duke qenë ndër më të ndjeshmit dhe më strategjikët në vend, e bën këtë zhvillim objekt interesi publik, sidomos kur lidhet me familjarë të figurave të larta politike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pranuar se bashkëshortja e tij është pronare e një kompanie që operon në fushën e energjisë elektrike, por ka mohuar që ajo merret me tregti.

“Ja, jo. Nuk ka kompani të tregtimit të rrymës, është e pavërtetë…Nuk ka tregtim të energjisë elektrike. Gabim e keni. Është kompani elektrike, po jo për tregti. Është licencë e veçantë, kuptoni. S’është temë kjo”, ka deklaruar Abdixhiku pasi u pyet nga gazetarët.

Megjithatë, sipas dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania “Ampera SH.P.K.” figuron si operator ekonomik që, ndër veprimtaritë e regjistruara, ka edhe tregtimin me energji elektrike.

Në të dhënat zyrtare rezulton se Albina Kastrati-Abdixhiku zotëron 25 për qind të aksioneve në këtë kompani.

Këto të dhëna krijojnë një mospërputhje mes deklaratës së Abdixhikut dhe regjistrimeve zyrtare.

LDK-ja, partia më e vjetër në Kosovë, është duke përjetuar një ndër periudhat më të vështira në historinë e vet, pasi zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit sollën rezultatin e dytë më të keq për të, raporton Paparaci.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Por, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajti Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari Abdixhiku, kërkoi votëbesimin e delegatëve.

Mirëpo, Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit.

Abdixhiku ka thënë se Kuvendi ka zhvilluar mbi shtatë orë diskutime, ndërsa vazhdimin e qëndrimit në krye të partisë e ka përshkruar si privilegj dhe përgjegjësi.

“Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK-së për të cilin jam falënderues, por po ashtu jam edhe mirënjohës i mbështetjes së vazhdueshme, por edhe kundërshtimeve në këtë proces përpara”, u ka thënë ai mediave pas përfundimit të procesit të votimit.

Abdixhiku ka thënë se partia i ka miratuar dy deklarata politike: njërën për riorganizim të partisë, dhe tjetrën për gjendjen politike në Kosovë.

Sa i përket deklaratës së dytë, ai ka thënë se partia është zotuar për dikutime të hapura me gjithë spektrin politik, me qëllim të ofrimit të një stabiliteti për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se partia është e interesuar të gjejë konsensus edhe për çështjen e presidentit të Kosovës.

Të ngjashme
Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit