Familja e Anton Çetës del kundër që shtatorja e profesorit të vendoset në oborrin e Katedrales ‘Nënë Tereza’

Familja e Anton Çetës del kundër që shtatorja e profesorit të vendoset në oborrin e Katedrales ‘Nënë Tereza’

Familja e Anton Çetës përmes nëj deklarate publike ka bërë me dije se është kundër vendimit të Ipeshkëvisë së Kosovës që shtatorja e Anton Çetës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”. Në deklaratë thuhet se veprimi i Ipeshkëvisë së Kosovë nuk qëndron në përpuethshmëri me misionin e të urtit Anton Çeta. Kjo për […]

Familja e Anton Çetës përmes nëj deklarate publike ka bërë me dije se është kundër vendimit të Ipeshkëvisë së Kosovës që shtatorja e Anton Çetës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”.

Në deklaratë thuhet se veprimi i Ipeshkëvisë së Kosovë nuk qëndron në përpuethshmëri me misionin e të urtit Anton Çeta. Kjo për shkak se sipas familjes, veprimtaria e Çetës ishte e fokusuar në shkencë, arsim dhe politikë kombëtare.

Madje, Familja Çeta i është drejtuar Dodë Gjergjit me letër nga ku kërkohet që shtatorja e Çetës të vendoset përballë Fakultetit Filologjik, aty edhe ku e ka miratuar Kuvendi Komunal.

Më poshtë e gjeni deklaratën publike të Familjes Çeta.

Deklaratë nga familja e prof. Anton Çettës rreth vendimit për vendosjen e shtatores së prof. Anton Çettës, në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, Prishtinë

Familja e prof. Anton Çettës, deklaron që nuk është në pajtueshmëri me vendimin që është marrë nga Ipeshkëvia e Kosovës, që me datën 15 janar 2021, shtatorja e prof. Anton Çettës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ky veprim nuk qëndron në përpuethshmëri me misionin e prof. Çettës.

Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas.

Më poshtë mund të gjeni shkresën e dërguar në formë zyrtare, më datë 24.12.2020, nga familja e prof. Anton Çettës drejtuar Imzot Dodë Gjergjit – Ipeshkëv i Kosovës.

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,

Në cilësinë e familjes Çetta, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës deklarohemi rreth vendosjes së shtatores së babait pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ne vlerësojmë nismën Tuaj për të respektuar figurën multidimensionale të babait tonë. Por duke njohur mirë shpirtin e tij, dhe duke qenë të vetëdijshme për jetën dhe veprën e tij, vazhdojmë të besojmë fort se, misioni i tij fisnik u realizua duke u bazuar në vlerat e pajtimit, paqes, tolerancës fetare e mbi të gjitha mbi dashurinë e madhe ndaj popullit të vet shqiptar.

Ne vlerësojmë se figura e babait duhet të jetë model që transmeton tek gjeneratat e reja vlerat duke tejkaluar të gjitha dallimet e një shoqërie multireligjioze ku ndodhemi ne, model i paanësisë dhe dinjitetit.

Vendosja e shtatores brenda mureve të oborrit të Katedrales, do të binte ndesh me parimet dhe qëllimet e tij, prandaj ne si familje nuk e miratojmë një vendim të tillë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen Tuaj dhe mirëkuptimin e vendosjes së shtatores përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi Komunal.

Me respekt,

vajzat e Anton Çettës,

Donika Çetta Junçaj dhe Agata Çetta

 

Të ngjashme
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së