Faruk Mujka s’doli i pari në intervistim, kjo s’e pengoi Qeverinë Kurti ta vë në krye të ‘Ibër-Lepencit’ (Dok)

Faruk Mujka s’doli i pari në intervistim, kjo s’e pengoi Qeverinë Kurti ta vë në krye të ‘Ibër-Lepencit’ (Dok)

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mujka përmes një postimi në Facebook, ku thekson se atë e zgjodhi Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e së enjtes së kaluar. Mirëpo në dokumentin që ka siguruar […]

Mujka aty shkruante se do ta niste detyrën që nga nesër (pra të premten), megjithatë, vendimi e thotë prej  datës 6 dhjetor 2022.

“Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve. Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë”, ka shkruar Mujka.

Në dokumentin e Bordit të Drejtorëve: “Rezultat nga intervistimi për pozitën Kryeshef Ekzutiv”, i datës 24 nëntor 2022, shihet se Mujka ka qenë i dyti me pikë në listë.

“Bordi i Drejtorëve me Bajram Mustafa -kryesues i Bordit /paneli dhe anëtarët Violeta Hoxha, Avdullah Nishori, Muzafer Luma, Valmira Latifi dhe Denis Dautaj ka mabjtur intervistat për pozitën Kryshef Ekzutiv i NHE “Ibër Lepenc” më datë 10, 11 dhe 14 nëntor 2022. Nga 27 kandidatët e ftuar për intervistim, para panelit janë paraqitur 25 kandidatë.

Kandidatët me poentim mesatar më të lartë janë:

  1. Luan Hoti, 65 pikë
  2. Faruk Mujka, 60 pikë
  3. Xhavit Buzhala, 60 pikë
  4. Vigan Syla, 59 pikë
  5. Bashkim Halabuku, 58 pikë”

Pra siç shihet aty, Mujka ka qenë i dyti në listë dhe i barabartë me pikë me të tretin.

Periskopi ka provuar gjatë ditës së sotme të marrë një përgjigje nga Bordi i drejtorëve lidhur më këtë çështje, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.

Më 20 tetor 2021, Faruk Mujka, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai ka theksuar se mban përgjegjësi për rezultatet në këto zgjedhje.“Por gjithsesi mbaj përgjegjësi për premtimin tim se Kryetari Agim Bahtiri fiton pa ballotazh dhe ne do të kemi 18 asamblistë. Unë mbaj përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e mia”, ka thënë ai.

Mujka ka shkruar se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga të qenurit aktivist i LVV-së.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda. Faruk Mujka, nuk është pensionuar nga politika. Këtë kënaqësi nuk ju ofroj asnjëherë atyre dhe sojit të tyre që festonin deri në skizofreni humbjen e familjes Jashari në Skënderaj. Unë kam hapur rrugë për ata që me të vërtetë e dojnë dhe i ndihmojnë Lëvizjes por për batakçinjtë e portaleve STOP i pakalueshëm”, ka thënë ai.Ish nënkryetari i Mitrovicës ka folur edhe sa i përkët pretendimeve se ai ka qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq.“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull”, thuhet tutje në postimin e Mujkës.

Në ueb-faqen e Ndërmarrjes tashmë figuroje edhe emri i tij si Kryeshef.

Duhet theksuar se ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që me diskursin e saj ka denoncuar emërimet e personave politik në krye të bordeve, ndërsa e quante edhe kapje të shtetit. Mirëpo me të ardhur në pushtet po vepron ndryshe nga se kishte premtuar në opozitë, duke rezervuar postet e kryeshfave të Ndërmarrjeve për anëtar të partisë apo edhe familjarë të pushtetarëve.

NH “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

N.P.H ,,Ibër-Lepenc” është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, me seli në Prishtinë.

Ndërmarrja është konstituar në vitin 1986 si Ndërmarrje shoqërore me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes të infrastrukturës të këtij sistemi shumfunksional.

Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:

IBRI ( ka përfunduar në vitin 1986 )

LEPENCI (nuk është realizuar)

Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta  është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H.,,Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.

Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01/01/2008, Ndërmarrja është shëndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. a.

Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren