Faton Dalladaku thotë se Albulena Haxhiu ka punuar ‘me autorizimin e tij për punë juridike’

Faton Dalladaku thotë se Albulena Haxhiu ka punuar ‘me autorizimin e tij për punë juridike’

Me akuza të rënda është përcjellë debati mes Rrahim Ramës, i shkarkuari nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar (AAPKS), dhe biznesmenit Faton Dalladaku. Në një përplasje direkte në Interaktiv, aty është përmendur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Teksa Rama akuzonte Haxhiun se […]

Me akuza të rënda është përcjellë debati mes Rrahim Ramës, i shkarkuari nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar (AAPKS), dhe biznesmenit Faton Dalladaku. Në një përplasje direkte në Interaktiv, aty është përmendur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Teksa Rama akuzonte Haxhiun se është seksere Dalladakut dhe se bashkë me biznesmenin kanë bërë zhvatje, Dalladaku është përgjigjur me paralajmërim me padi ndaj Ramës.

“Më ka humbur respekti për Albulena Haxhiun kur është seksere e Faton Dalladakut. Më ka humbur respekti për të. Albulena Haxhiu, po çuditem pse s’interesohet për dokumentet e privatizimit. Ishte e autorizuar nga Dalladaku prej 2010 deri më 2013 të gjitha procedurat që janë bërë në agjencinë për blerjen e tokave, pronave, për zhvatjen e agjencisë shtetërore ishte e autorizuar nga Dalladaku. Sipas informatave të mija, ajo ka pas autorizim që të përfaqësojë kompaninë në të gjitha ankandet e blerjet që janë bë në AKP. Përmes autorizimit ka bë pagesat. Qarkullimet kanë shkuar përmes saj. Krejt i keni në AKP. Më 2013 ishte si deputete e ka tërhequr emrin e vet. Më 2010-2013 ka pas autorizim. Ju e konsideroni joligjore kur në pronën shtetërore të spitalit të Prishtinës Faton Dalladaku e ndërton me grupin e tij spitalin? S’konsideroni se ka ndërhyrje te Albulena Haxhiu në vazhdimin e lejes më 2014. S’e konsideroni ndërhyrje? Komuna e Prishtinës ia ka vazhduar lejen objektit. S’kam asgjë kundër biznesit, madje e çmoj, por objekti është nis me krim të organizuar e herëdo kur do të konfiskohet. Është edhe spitali te QMI-ja, dihet se si merr e jep para Fatoni. E keni vënë re në ato incizime”, ka thënë Rama që ka shtuar se organet e rendit dinë për “zhvatjet e Dalladakut”.

Ndërkohë, në një lidhje direkte pas këtyre akuzave, Dalladaku përmes telefonit ka akuzuar Ramën për mashtrim.

“Nuk kam mundësi të debatoj me një mashtrues. Është një psikopat. Mirëpo nuk munda të rri në shtëpi, ky njëfarë njeriu një patriot i rrejshëm. Më është gjuajtur mua duke përmendur edhe ministres. Dua të reagoj sot sepse kam shansin. Jeta e tij e dyshimtë e para luftës nuk më intereson. Është njeri i sëmurë, sharlatan, nuk më lejon kultura ime të merrem me të. Do të ballafaqohemi në gjykatë. Ky që përmend burgun, jam anëtar i familjes nacionaliste, mund të flas për burgun e babait tim… Albulena Haxhiu ishte e angazhuar deri më 2010 përkohësisht dhe ka pas autorizimin tim për punë juridike. Sa i përket privatësisë sime, në mënyrën më ligjore dhe që merrem me spitale unë, për këtë do të ballafaqohet në gjykatë. Është vetë pjesë e sekserëve. Po mundohet të interferojë në hetime. Është duke u munduar që emrin tim ta stigmatizojë me gjithfarë shpifjesh më të këqija që munden. Zonja Haxhiu, për të cilën kam respekt, prej 2010 e ka lëshuar punën dhe ishte inkuadruar në politikë dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë më me të. Do të ballafaqohet me gjykatë”, ka deklaruar Dalladaku.

Rama vazhdimisht ka pasur akuza edhe për ministren Haxhiu. Madje ka akuzuar se ia ka marrë edhe veturën e punës së tij për ta shfrytëzuar për vete.

Të ngjashme
Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë