Faton Peci pesë orë para Prokurorisë Speciale për fabrikën e mbetjeve shtazore, krejt çka u tha

Faton Peci pesë orë para Prokurorisë Speciale për fabrikën e mbetjeve shtazore, krejt çka u tha

Pas bastisjes që u bë në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Speciale intervistoi edhe vet ministrin në detyrë, Faton Pecin lidhur me skandalin e publikuar nga Periskopi në prill të këtij viti lidhur me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për pesë orë Peci u mor në pyetje si i pandehur nga organet hetuese, përcjell Periskopi. Përvec […]

Për pesë orë Peci u mor në pyetje si i pandehur nga organet hetuese, përcjell Periskopi.

Përvec tij, për intervistim u mor edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.

Lidhur me aksionin në Ministrinë e Bujqësisë ka reaguar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo e ka cilësuar si “inskenim të gërditshëm” aksionin e Prokurorisë, të udhëhequr nga Blerim Isufaj ndaj Pecit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se “ka plan për dëmtim” të figurës së Faton Pecit.

Pikërisht për këtë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha që guximi i prokurorëve kundër korrupsionit po lind.

“Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni. Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve”, tha Abdixhiku.

Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë”, shtoi ai.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është shprehur në humor duke përdredhur moton zgjedhore të Vetëvendosjes “cep më cep”.

“Cep em cep ! Cent em cent ! Deri në pecin e fundit!”, shkroi ai.

Nga Partia Demokratike të Kosovës akuzuan ministrin Peci se ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, ku parashihet që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe atë jo më shumë se për 15 vjet, përveç në rastet kur merret vendim në Kuvend.

“Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ministrit Faton Peci, dhe me aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti, ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik, dhënien me qira të një impianti publik me vlerë mbi 10 milionë euro për vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20 vjeçare, ndërkohë që kompania përfituese përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”, tha ai.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve