Fauci paralajmëron pandemi tjetër

Fauci paralajmëron pandemi tjetër

Në një intervistë për “Der Spiegel”, dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga ShBA-ja gjatë përpjekjes për ta frenuar përhapjen e Covid-19 dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se […]

Në një intervistë për “Der Spiegel”, dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga ShBA-ja gjatë përpjekjes për ta frenuar përhapjen e Covid-19 dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.

 

Der Spiegel: Ju e këshilluat administratën Trump në vitin 2017 ta rriste gatishmërinë e saj për një pandemi të mundshme. A e kishit parashikuar një skenar të tillë, me karantina në mbarë botën, spitale të tejmbushura, dhe një përçarje sociale mjaft të dhunshme?

Fauci: Unë parashikova shfaqjen e një sëmundjeje të re infektive, pasi kemi pasur shumë prej tyre. Gjatë detyrës sime si drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive prej 36 vjetësh kam përjetuar epideminë e HIV, gripat pandemikë, Ebolën dhe Zikën.

Dhe e kam ditur gjithmonë se do të kishim sfidën e pashmangshme e të përhershme të shpërthimeve epidemike në të ardhmen. Pandemia aktuale është e përmasave historike. Është gjëja më e keqe që kemi parë në 102 vjetët e fundit, që nga viti 1918.

 

Der Spiegel: Si studiues i SIDA-s, mendoni se koronavirusi është më i keq se HIV?

Fauci: SIDA është një sëmundje krejtësisht e ndryshme. Arsyeja pse pandemia e koronavirusit është kaq unike, është pasi ajo u përhap në mbarë botën. Dhe duket se të gjithë janë të prekshëm prej saj. Në 7-8 muajt e fundit koronavirusi ka paralizuar botën, ka shkatërruar ekonomitë.

 

Der Spiegel: Me mbi 5.5 milionë raste dhe më shumë se 180 000 të vdekur, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë. Cilat janë, sipas jush, arsyet kryesore pse gjërat shkuan kaq keq në ShBA?

Fauci: ShBA-ja është një vend shumë i madh, dhe tepër i larmishëm. Kjo është një nga pikat tona të forta. Por në një epidemi, është një nga dobësitë tona. Ne patëm valë të ndryshme infektimi, dhe rastet nuk ishin kurrë në një nivel fillestar të ulët si në Gjermani apo Itali. Ne e nisëm me 20 000 raste në ditë.

Ne këshilluam rihapjen e kujdesshme të ekonomisë. Disa shtete i dëgjuan udhëzimet tona, dhe vepruan në mënyrë të arsyeshme. Por disa shtete i injoruan, dhe qytetarët aty vepruan si deshën. Dhe për këtë arsye pati 40 000, 50 000, 60 000 dhe madje 70 000 raste të reja në ditë në ditë.

 

Der Spiegel: A nuk ndiheni realisht të pafuqishëm kur shihni situatën aktuale në ShBA? Nuk demoralizoheni?

Fauci: Jo unë nuk ndihem kurrë i pafuqishëm. I pafuqishëm do të thotë që nuk ka mundësi të bësh dot asgjë. Por në fakt ka shumëçka që mund të bëhet. Nuk zhytem as në dëshpërim. Unë jam shkencëtar dhe një zyrtar i shëndetit publik. Nuk kam një reagim emocional ndaj një epidemie. Jam një optimist i kujdesshëm, një njeri realist.

Të ngjashme
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë