Ferat Shala: Qeveria Kurti po manipulon me elektoratin në emër të buxhetit – ky Kuvend s’ka kushte ligjore ta miratojë

Ferat Shala: Qeveria Kurti po manipulon me elektoratin në emër të buxhetit – ky Kuvend s’ka kushte ligjore ta miratojë

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, e cila sipas raportimi të Dukagjinit ka të bëjë me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur për Periskopin lidhur me këto zhvillime në Kuvend. Shala i tha Periskopit se në rrethana të […]

Shala i tha Periskopit se në rrethana të tilla nuk ekzistojnë kushte ligjore që Kuvendi i Kosovës të miratojë buxhetin, pasi mungojnë mekanizmat funksionalë që e shqyrtojnë dhe e procedojnë atë. Derisa shtoi se nuk ka asgjë zyrtare ende, shkruan Periskopi.

 “Zyrtarisht ende nuk kemi asnjë informacion, ajo çfarë mund të them për buxhetin është që legjislacioni është i qartë dhe ne duhet ta respektojmë legjislacionin, në asnjë rrethanë nuk ka kushte që ky Kuvend pa organe përcjellëse, pa komisione funksionale, pa pasur mekanizëm funksional, ligjor që e shqyrton buxhetin nuk mund të kalojë buxheti…”, tha Shala.

Ai theksoi se përpjekja për ta proceduar buxhetin në këtë periudhë është, sipas tij, një manovër politike e qeverisë në prag të zgjedhjeve lokale.

 “…Prandaj rekomandimi im personal është që kjo mundësi dhe kjo zhvatje është vetëm një lojë politike në prag të zgjedhjeve lokale që qeveria Kurti po mundohet të manipuloi me elektoratin në emër të asaj që unë tash po du me e bë buxhetin. Pra nuk ka mundësi të planifikohet buxheti nga një qeveri që është qe 9 muaj pa mandate…”, i tha ai Periskopit.

Shala shtoi se qeveria aktuale nuk ka dhënë asnjë raport për shpenzimet e buxhetit në fuqi dhe për këtë arsye nuk mund të hartojë një të ri.

“..Si ka mundësi me ardhë buxheti nga ministrat që janë edhe deputet edhe ministra, pra në këtë relacion buxhetin që po e harxhojmë këtë vit ka gjashtë muaj, nëntë muaj që askush asnjë shkronjë nuk e ka dhënë në raport për shpenzimet e buxhetit aktual, e lëre më që ky mekanizëm në shkuarje të hartojë buxhet për vitin e ardhshëm. Pra janë harxhuar 3.5 miliard të këtij viti pa dhënë asnjë llogari, e tash po don me e planifiku 3.5 miliardshin për vitin tjetër, kjo nuk bën të kaloi kështu…”, theksoi Shala për Periskopin.

Në fund, deputeti i PDK-së tha se zgjidhja e vetme ligjore në këtë situatë është vazhdimi me 1/12’së së buxhetit deri në formimin e institucioneve të reja.

 “…E vetmja mundësi është që 1/12 e buxhetit sipas legjislacionit të vazhdojë vitin e ardhshëm edhe atë nëse nuk ka zgjedhje në dhjetor, nëse ka zgjedhje duhet përsëri një vendim i Kuvendit për një muaj eventualisht sipas legjislacionit në fuqi të vazhdojë, por rrethanat tjera janë krejtësisht të paligjshme dhe nuk besoj që do të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.”, tha ai.

Ndryshe edhe Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar pas raportimeve se Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për buxhetin.

Krasniqi ka thënë se Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë Projektligjin për Buxhetin Vjetor për legjislaturën e re./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve