FFK-ja prish festën e Kosovës: Rriten dyshimet për ‘dallavere’ me bileta

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, po bën krenarë të gjithë kosovarët me paraqitjet e jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Kosova sot pati përballë Çekinë, të cilën e mposhti me rezultat 2-1, me anë të golave të Muriqit dhe Vojvodës. Por, siç ndodh rëndom në vende si Kosova, del dikush që e […]
Por, siç ndodh rëndom në vende si Kosova, del dikush që e prishë festën dhe gëzimin. Periskopi kishte raportuar më herët se si po ndodh shitja e organizuar e biletave në të zezën. Dhe në të cilën, ka dyshime të bazuara se është e përfshirë Federata e Futbollit të Kosovës [FFK].
Në artikullin e mëhershëm, kishim raportuar se si disa qytetarë të vendit kishin në pronësi dhjetëra e qindra bileta, të cilat i shisnin haptas në tregun e zi.

Biletat e blera në aplikacionin Tiks.app mund të mbanin vetëm një emër, dhe një qytetar i rëndomtë nuk mund ta blinte më shumë se një. Por, kjo rregull nuk vlente edhe për qytetarët që shisnin në tregun e zi, të cilët në emrat e tyre mbanin shumë bileta.
Nuk dihet se si ishte e mundur kjo gjë.

Mesazhet me një shitës ilegal para ndeshjes me Çekinë
Por dyshimet për përfshirjen e FFK-së në skandalin e biletave i vë edhe mos-kontrollimi i letërnjoftimeve të qytetarëve që kishin blerë bileta në të zezën.
Qëllimi i vënies së emrit në bileta është konkretisht parandalimi i këtyre parregullsive të tmerrshme, por duket se FFK-ja ose dikush brenda kësaj federate është i interesuar që kurdisja e procesit të blerjes së biletave të vazhdojë.
Një tifoz i Kosovës tha për Periskopin se stjuardët e pranishëm në pikat e kontrollit nuk i kishin kërkuar letërnjoftimin ndërsa bileta kishte qenë në emër të një personi tjetër.

Mesazhet me një qytetar të rëndomtë që kishte biletën në emrin e një shitësi ilegal
Federata e Futbollit të Kosovës pa dhënë asnjë arsye i ka refuzuar akredimin për ndeshjen Kosovë-Çeki gazetarit tonë të sportit. Dyshojmë që kjo ka të bëj konkretisht me artikullin e botuar në muajin e kaluar. /Periskopi












