“Figurë e botës së krimit”: Denoncimet e rënda të Donika Gërvallës ndaj Rexhep Selimit vitin e kaluar

“Figurë e botës së krimit”: Denoncimet e rënda të Donika Gërvallës ndaj Rexhep Selimit vitin e kaluar

Luftërat politike në Kosovë kanë qenë gjithnjë të ashpra. Por, ministrja aktuale e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz i ka çuar në një shkallë më lart se të tjerët, përmes deklaratave të rënda e të pambështetura që ndihmonin propagandën e armikut të Pavarësisë së Kosovës, Serbisë. Deklarata e bërë kundër Thaçit e Veselit më […]

Deklarata e bërë kundër Thaçit e Veselit më 2017 tashmë ka bërë bujë të madhe. Në atë deklaratë ajo thoshte se do të depononte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër të dyve.

Në atë kohë, znj. Gërvalla po përpiqej të rrënonte autoritetin e Isa Mustafës në krye të LDK-së, që kishte bërë koalicion me PDK-në në fund të 2015-s.

Por, ajo ka qenë tepër e ashpër edhe me Rexhep Selimin – kryetarin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, funksion që aktualisht e ushtron si ushtruese e detyrës, znj. Mimoza Kusari Lila, përcjell Periskopi.

Ajo e quante z. Selimi si “figurë të diskredituar të botës së krimit” qysh më 25 mars të vitit të kaluar, kur po rrëzohej Qeveria Kurti I, dhe të cilin rrëzim po e prostonte ashpër vetë Rexhep Selimi.

Selimi është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin dhe që nga nëntori po mbahet në paraburgim.

Ja çka shkruante Gërvalla Schwarz në atë kohë:

“Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës.” – shkruante ajo më 7 shkurt, katër ditë pas formimit të Qeverisë Kurti I.

“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit.” – shkruante ajo më 25 mars.

Të ngjashme
Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Vrasja e policit në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, do ta kthejë dhembjen në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë

Vrasja e policit në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, do ta kthejë dhembjen në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj

Nga reforma e dialogu deri te konsensusi për rrugën evropiane – krejt çka tha Antonio Costa në Prishtinë

Nga reforma e dialogu deri te konsensusi për rrugën evropiane – krejt çka tha Antonio Costa në Prishtinë

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?