Fillimi i hetimeve për mospërputhjen e votave – prokurorja Pula takohet me zv.drejtorin e Policisë

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, dhe nënkolonelin Arbnesh Ajvazi nga Departamenti i Rendit Publik. Në takim mori pjesë edhe menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për nisjen e hetimeve […]

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për nisjen e hetimeve paraprake pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare. Prokurorja Pula njoftoi se ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që, në komunat ku ka përfunduar rinumërimi, të fillohet grumbullimi i informatave dhe sigurimi i provave relevante që mund të dëshmojnë ndonjë vepër penale të lidhur me procesin zgjedhor.

Ajo theksoi se, pas vendimit të KQZ-së për rinumërim të plotë në të gjitha komunat, Prokurori i Shtetit do të veprojë në nivel vendi për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme.

Nga ana e tij, kolonel Fehmi Hoti u shpreh se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme dhe është e gatshme të mbështesë të gjitha kërkesat e prokurorëve të shtetit brenda kompetencave ligjore.

Të ngjashme
Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite