Financojnë por nuk përfaqësojnë: Asnjë kandidat i vetëm nga diaspora në Listën e VV-së për deputet

Financojnë por nuk përfaqësojnë: Asnjë kandidat i vetëm nga diaspora në Listën e VV-së për deputet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në thuajse secilën paraqitje të tij ju bën thirrje shqiptarëve në diasporë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim në Kosovë. Thirrje e mirë, pa dyshim. Por megjithatë kjo parti nuk e rezervoi asnjë vend për ndonjë përfaqësues të diasporës në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan […]

Por megjithatë kjo parti nuk e rezervoi asnjë vend për ndonjë përfaqësues të diasporës në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan Periskopi.

Asnjëra nga shtatë degët e Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë nuk ka kandidat për deputet në listën e VV-së të përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

Dega e Gjermanisë, Norvegjisë, Zvicrës, Belgjikës, Suedisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë nuk kanë deleguar asnjë person për këtë listë, duke e  lënë kështu diasporën të papërfaqësuar në institucionet shtetërore.

Edhe pse jetojnë jashtë shtetit, secili nga anëtarët e këtyre degëve ka të drejtë të kandidoj për deputet në legjislaturën e shtatë të Republikës së Kosovës.

Kështu tha për Periskopin, avokati i njohur Arianit Koci.

“Çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që i plotëson edhe kushtet e tjera të parapara me ligj mund të kandidojë për deputet, me kusht që nëse zgjedhet të kthehet në Kosovë e t’i kryejë obligimet e tij”, sqaroi Koci.

Periskopi ka provuar të marrë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me këtë temë, por edhe pse u premtua që të dielën do të kishim një të tillë me shkrim, as pas një telefonate gjatë ditës së sotme nuk morëm përgjigje.

Përgjigje për numrin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe interesimin e këtyre anëtareve për të kandiduar për deputet kërkuam edhe nga qendrat e VV-së në Austri, Britani të Madhe dhe Zvicër, por i vetmi person që na ktheu ishte përgjegjësi i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Austri, Verim Mejzini.

Ai tha se në lidhje me këtë temë mund të kontaktonim shtabin e përgjithshëm zgjedhor të Vetëvendosjes dhe nuk na dha asnjë informacion më shumë.

Në anën tjetër, takimi i fundit i Albin Kurtit me diasporën shqiptare u bë në Zvicër, ku u prit nga shumë bashkatdhetarë të atjeshëm.

Fjalët e para të Albin Kurtit drejtuar publikut ishin shprehjet e falenderimit për mërgatën, për rolin e saj në të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe sidomos frymën e saj atdhetare.

“Ju jeni jashtë atdheut por pjesë e kombit”, ka përsëritur ai disa herë, shkruan portali shqiptar në Zvicër, Albinfo.

Sipas këtij portali Kurti ka thënë se tashmë, mjerisht, në mërgatë i kemi edhe intelektualët më të mirë, edhe ndërmarrësit më të fortë e më të ndershëm, artistët e sportistët më të mirë, me një fjalë, sipas tij, diaspora ka zemrën, trurin dhe muskujt.

Por, si duket diaspora ka gjithçka përveç një përfaqësuesi në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë këtij takimi Kurti ka thirrur mërgimtarët që të marrin pjesë në zgjedhjet që mbahen më 6 tetor.

Ndërsa, prej hapjes së afatit, sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri paraditen e së hënës, janë pranuar 15 mijë e 200 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit.

Kujtojmë se dikur pjesë e Vetëvendosjes si deputet ishte Florin Krasniqi, e i cili kishte qenë edhe financues i madh i saj. Kujtojmë se as partitë e tjera nuk e kanë vendosur asnjë pjesëtar të diasporës në listat e tyre për deputetë./Periskopi

Të ngjashme
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku