FITORE: Hysen Durmishi pezullon marrëveshjen famëkeqe për tiketat ngjitëse pas raportimit të mediave

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka lajmëruar opinionin se e ka pezulluar marrëveshjen famëkeqe për tiketat ngjitëse. “Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.” – ka thënë z. Durmishi, përkundër që e kishte mbrojtur marrëveshjen para disa ditësh pas raportimit […]
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.” – ka thënë z. Durmishi, përkundër që e kishte mbrojtur marrëveshjen para disa ditësh pas raportimit të Periskopit duke thënë se ishte konsultuar vazhdimisht me Zyren Ligjore.
Periskopi kishte alarmuar opinionin, bashkë me media tjera, në lidhje me një kontratë të çuditshme për tiketa ngjitëse që do të identifikonte veturat e paregjistruara.
Çmimi i tiketave sipas kontratës ishte 4 euro e 90 cent, ndërkohë që Periskopi kishte gjetur tiketa të tilla me çmim më pak se 1 cent.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:
raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.
Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.












