Fitore Pacolli e VV-së akuzon e kërcënon rëndë një kompani austriake

Fitore Pacolli e VV-së akuzon e kërcënon rëndë një kompani austriake

Ish deputetja e legjislaturave të fundit nga ana e VV-së, Fitore Pacolli, ka  bërë një vargmal akuzash në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeverisë së Kosovës dhe një kompanie austriake për krime të rënda. Ky status vjen në kohën e një fushate të intensifikuar elektorale që teknikisht po quhet parafushatë. “Brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe […]

Ky status vjen në kohën e një fushate të intensifikuar elektorale që teknikisht po quhet parafushatë.

“Brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit po bëhet punë intensive për të mbuluar krimet mjedisore që ka shkaktuar kompania austriake Kelkos (Kelag)” – ka thënë znj. Pacolli, përcjell Periskopi.

Ajo këtë postim e ka bërë në grupin e simpatizantëve të Vetëvendosjes në Facebook “MeKryeministrin”.

Pacolli ka akuzuar se po mbulohen këto krime mjedisore pasi duan t’i ikin përgjegjësisë pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Statusi i plotë:

Mbulimi dhe legjtimimi i shkeljeve të Kelkosit mbi Grykën e Decanit është krim i rënd dhe do të ndëshkohet.

Brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit po bëhet punë intensive për të mbuluar krimet mjedisore që ka shkaktuar kompania austriake Kelkos (Kelag) me leje të qeverisë së Kosovës, në Zallë të Rupës. Ka informacione që Ministria po punon që të lëshoj lejen ujore për HC Lumbardhi 2. Pajisja me leje ujore bie në kundështim me ligjet e shtetit të Kosovë. Tani që e kanë kuptuar se po vjen Qeveria KURTI II, e cila do të jetë e pakompromis ndaj atyre që kanë bërë krime përfshirë edhe ato mjedisore, po nguten të mbulojnë gjurmët e krimit.

Tashmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar dy lejet e lëshuara në mënyrë të jashtligjshme në fund të vitit 2020, e qeveria ilegale që i ka mbetur vetëm hija po lëshon tjera leje vetëm për të mbuluar krimin. Pra, këta janë në gjendje të dëmtojnë Lumbardhin e të lënë pa ujë Decanin.

Përkujtim për Ministrinë dhe ministrin, Kelkosin dhe të tjerët se në të gjitha rastet e dëmtimit, abuzimit, tejkalimit të autorizimit do të ndalen ndërtimet e minihidrocentraleve private sepse prioritet të lartë kemi mbrojtjen e pellgjeve lumore dhe shtrirjen e rrjeteve të ujitjes e ujit të pijes. Ata që kanë kryer krime mjedisore  kanë përfituar nga to do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë