Flet daja i vajzës që vdiq në Drenas: Dyshojmë te vaksina, s’ka vdekje të natyrshme kur pëlcet mëlçia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Imeri nga Komuna e Drenasit. Atyre iu ndërroi jetë vajza 23 vjeçare. E vdekja e saj, sipas familjarëve, erdhi 48 orë pas vaksinimit të saj me vaksinën anti-Covid.
Në një rrëfim për Periskopin, daja i saj, Haxhi Xhemajli, ka treguar se si erdhi deri të vdekja e mbesës së tij.
Xhemajli ka thënë se dyshimet e tyre janë që vdekja e saj erdhi si pasojë e vaksinimit pasi që ajo po punonte teksa humbi vetëdijen papritmas.
“48 orë pasi e ka marrë vaksinën ka vdekë. Edhe dje e kanë çu në spital pavetëdije, u kanë tu punu, e kanë çu në spital, kur e kanë çu në spital, ia kanë dhënë nja tri doza gjak, por i kanë thënë gojarisht që i ka pëlcit mëlçia”
“Ndërsa në raport të mjekut e kanë shkruar si vdekje e natyrshme, tash dyshimet na, unë si dajë që jam, se vdekje të natyrshme e me të pëlcitë mëlçia nuk ka, edhe tash personalisht por edhe vllau po dyshojmë që prej vaksine. Raport të autopsisë nuk i kanë ba, brenda një ore ia kanë ba letrat (për lirim nga spitali) dhe e kanë pru në shtëpi.”, ka thënë ai për Periskopin.
“E vërteta është që fiks pas 48 ore që e ka marrë vaksinën çika ka mbetë pavetëdije. Problemin tjetër e kemi na, se qysh mjekët me shkru në raport vdekje e natyrshme, s’po mundem me kuptu.”, shtoi ai.
Tutje, Xhemjali ka hedhur akuza në drejtim të QKUK-së.
“Është çudi qysh me e lëshu spitali kur e dinë që ka marrë vaksinë edhe që i ka pëlcitë mëlçia, kjo është absurde. Shpirtin tonë veç autopsia na shëron, na e hjekë dertin.”, ka thënë ai.
Sipas Haxhi Xhemajli, në vendin ku ka punuar mbesa e saj, pronarët e kanë njoftuar policinë se asaj i ishte përkeqësuar gjendja por sipas tyre nuk është hapur rast.
Lidhur me rastin, Periskopi ka provuar të marrë një përgjigje nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për të konfirmuar ato që i ka thënë daja i të ndjerës por që deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Po ashtu Periskopi ka dërguar pyetje edhe në Mjekësinë Ligjore të Kosovës për të mësuar mbi arsye se pse nuk i është bërë obduksioni viktimës, por deri më tani nuk janë përgjigjur./Periskopi/