Flet emocionalisht infermierja e kërcënuar nga VV-ja në Llap: Aktivistja e VV-së ma zuri karrigen 1 minutë pas 7-ve

Flet emocionalisht infermierja e kërcënuar nga VV-ja në Llap: Aktivistja e VV-së ma zuri karrigen 1 minutë pas 7-ve

“Mos bëj çka bëj unë, bëj çka them unë,” duket se është bërë parulla tinëzare e Vetëvendosjes, partisë së Albin Kurtit, që vazhdon të atakohet nga njerëz të ndryshëm për punësime partiake në komunat që drejton – ashtu siç ishte atakuar edhe për kohën e shkurtër sa kishte pushtetin qendror. Ganimete Haxhiu, kryeinfermierja në Spitalin […]

Kryeinfermierja e Spitalit të Podujevës përmes një shkrimi në Facebook denoncoi pushtetin e ri komunal, që tashmë udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i VV-së, se ka shpejtuar që t’i marrë pozitën e saj.

Ajo akuzon Vetëvendosjen për presione në forma të ndryshme, përfshirë presionet psikike, dhe se po i kërkojnë largimin nga pozita që mban pa i ofruar asnjë dokument që vërteton vendimin.

Haxhiu ka sqaruar për Periskopin mënyrën se si ka nisur e gjithë kjo potere banale nga ana e njerëzve të Vetëvendosjes.

Ajo ka deklaruar se aktivistja e VV-së, Adelina Stublla, është paraqitur në zyren e saj një minutë pas orës shtatë – duke mbajtur pozitën e saj, të kryeinfermieres në spital – me urdhër të kryetarit të VV-së dhe drejtorit të ri komunal të shëndetësisë.

“A ka diçka më të tmerrshme se dikush me të ardhë në zyren (tënde) në ora 07:01 të mëngjesit, edhe me t’u prezantu “unë jam kryeinfermierja”, e unë pa ditë asgjë – kjo është e dhimbshme për fëmijët e mi që janë këtu,” u shpreh ajo emocionalisht në një telefonatë.

Për më keq, kryeinfermierja politike e dërguar nga VV-ja, i kishte dhënë asaj menjëherë urdhërin e parë – pushim nga puna. 

“Kryeinfermierja e re më ka dhënë pushim, më ka liruar prej punës. Ajo më ka thënë që erdhi nga kryetari i ri i Podujevës (Shpejtim Bulliqi) në bashkëpunim me drejtorin e ri të Shëndetësisë. Ajo (Adelina Stublla) është aktiviste e Vetëvendosjes…” – u shpreh më tej Haxhiu.

Kryeinfermierja e pushuar nga puna në formë politike më tej është shprehur edhe se pushteti i kaluar, i udhëhequr nga LDK, i ka bërë probleme – por se ka rezistuar dhe ka vazhduar punën.

“Të njëjtën gjë e kam pasur edhe nga pushteti i kaluar. Unë jam me një situatë të palakmueshme, dokument nuk më japin, unë gjërat e mia personale jam obliguar që t’i largojë nga zyra dje, por vendim nuk më japin, kërkesat janë të vazhdueshme që të japë dorëheqje”.

Haxhiu thotë se nëse vendimi i vjen në formë të shkruar dhe zyrtare, atëherë do ta lirojë zyren menjëherë.

“Më ka ndodhur lloj lloj presionesh, që unë nuk e kIsha menduar që do të mund të më ndodhnin; unë jam simpatizuese e një partie politike, por jo anëtare; që 3 vjet jam në të njëjtën pozitë, në të njëjtin vend, në të njëjtën formë jam akuzuar edhe nga pushteti i kaluar. Unë i kam etiketuar njerëzit që nuk kanë dashur të punojnë, ata që kanë dashur të punojnë kanë punuar.  Tash nuk po e kuptoj, me ardhë me mu prezantu kryeinfermieria në zyren time, me kërku me ia liru zyren, me më thënë që duhet të jap dorëheqje drejtori; (sepse) kanë ndryshuar rrethanat, unë po e pranoj shkarkimin vetëm me një dokument, nëse më shkarkojnë me dokument, unë e pranoj, mirëpo unë dorëheqje nuk jap.  Unë e kam një kontratë për pozitën e kryeinfermieres me kohë të pacaktuar, vetëm gabimet e mia ligjore munden me m’shkarku, e jo kështu vrullshëm”, përfundoi Ganimete Haxhiu./Periskopi.

Të ngjashme
“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror