Flet Parim Olluri, thotë se shkrimi i fundit për Adem Jasharin mund të ketë qenë motivi i sulmit

Flet Parim Olluri, thotë se shkrimi i fundit për Adem Jasharin mund të ketë qenë motivi i sulmit

Gazetari dhe drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri është sulmuar para pak momentesh në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Sulmin ndaj tij për portalin Periskopi e ka konfirmuar vet Olluri, i cili tha se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuarën e tij, e cila për shkak të shqetësimit nga sulmi tani […]

Gazetari dhe drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri është sulmuar para pak momentesh në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sulmin ndaj tij për portalin Periskopi e ka konfirmuar vet Olluri, i cili tha se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuarën e tij, e cila për shkak të shqetësimit nga sulmi tani po merr trajtim mjekësor.

“Unë kam lëndime të lehta, mirëpo e fejuara është shqetësuar dhe tani po merr infuzion”, theksoi ai për Periskopin.

Olluri tha se nuk i ka njohur sulmuesit dhe as nuk është i sigurt për motivet e sulmit, megjithëse ka dyshimet e tij.

I pyetur nëse sulmi ishte i motivuar për shkak të një shkrimi autorial të publikuar në Insajderi së fundmi, me titullin “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”, ai shprehu besimin se ky do të mund të ketë qenë motivi.

“Po dyshoj se sulmi ndodhi për shkak të shkrimit të fundit. Mendoj se sulmuesit janë dërguar nga dikush. Pas publikimit të shkrimit ka pasur komente kërcënuese, edhe në Insajder”, theksoi Olluri. /Periskopi/

Ky është shkrimi autorial i Ollurit, për të cilin thotë se mund të jetë sulmuar: http://www.insajderi.com/nese-adem-jashari-te-ishte-gjalle-dhe-te-ishte-milioner-korruptuar/

Të ngjashme
Spanja mposht Belgjikën dhe përballet me Francën në gjysmëfinale

Spanja mposht Belgjikën dhe përballet me Francën në gjysmëfinale

Spanja rikthen avantazhin, shumë pranë gjysmëfinales

Spanja rikthen avantazhin, shumë pranë gjysmëfinales

Vritet ish-deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Vritet ish-deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike