FMN: Kosova me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

FMN: Kosova me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

Të dhënat e FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë. Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria […]

Të dhënat e FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.

Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.

Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë.

Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.

Paradoksi, Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, por varfëria është rritur

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në Shqipëri është rritur vitet e fundit, shkruan Monitor.al

Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.

FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport.

“Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”.

Sipas FMN-së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Megjithatë, FMN paralajmëron se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore.

“Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit.

Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet”, thotë FMN.

PBB për frymë, çmime korente (sipas barazisë së fuqisë blerëse; dollarë ndërkombëtarë për frymë), viti 2023

Të ngjashme
Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”, Rama thirrje protestuesve: Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”, Rama thirrje protestuesve: Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

Bedri Hamza në Podujevë: Kosova nuk pret më, përpara llapjanë pa u ndalur!

Bedri Hamza në Podujevë: Kosova nuk pret më, përpara llapjanë pa u ndalur!