Fotografitë dhe momentet që shfaqin traumat e Haradinajt

Fotografitë dhe momentet që shfaqin traumat e Haradinajt

I pyetur se pse e mbante taksën, Haradinaj para disa ditësh deklaroi se e bënte këtë “edhe për vota!” Natyrisht, secili e dinte se një gjë e tillë bëhet edhe për efekte elektorale, por pranimi i hapur është veprim i paprecedent në skenën tonë politike. Para disa vitesh, ai i nervozuar ia kishte përplasur për […]

I pyetur se pse e mbante taksën, Haradinaj para disa ditësh deklaroi se e bënte këtë “edhe për vota!” Natyrisht, secili e dinte se një gjë e tillë bëhet edhe për efekte elektorale, por pranimi i hapur është veprim i paprecedent në skenën tonë politike.

Para disa vitesh, ai i nervozuar ia kishte përplasur për hunde një hartë Murat Mehës për t’i thënë edhe ‘peder’.

Para tri ditësh, ai e quajti ‘qenef mashkull’ një njeri anonim për të cilin nuk e mohoi se mund të ketë qenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Këto janë vetëm dy herët që Haradinaj nuk ia dilte t’i mbante [e maste] fjalët që i nxirrte prej goje.

Por, përtej gjuhës, ka edhe elemente tjera trupore që e bëjnë Haradinajn të duket qesharak dhe traumatik në të njëjtën kohë. Për shembull, është vrapimi i tij midis sheshit për ta zënë një takim me dikënd në objektin e Qeverisë.

Edhe kjo tregon papërmbajtje, ndoshta pasojë e traumave të rënda të pësuara gjatë luftës në Kosovë.

Më poshtë, do të gjeni disa fotografi që shfaqin shprehjet e fytyrave të Haradinajt, të shoqëruara me një komentin nga Periskopi.

I HUMBUR NË MENDIME: Në fotografinë më sipër tregohet se mendja e Haradinajt kishte fluturuar tjetërkah gjatë një konference për medie pas një takimi të lartë shtetëror.

I RRASUR NË GJUM: Gjatë seancave të gjata të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shumë shpesh kishte shfaqur paaftësinë e tij për të qëndruar zgjuar.

I MBUSHUR ME INAT: Përveç se nuk është diplomatik, ky shikim madje është shpërndarë në Facebookun e tij vetë nga Haradinaj. Do të ishte mirë që t’i fshihte ndjesitë e tij në takime të tilla.

I rrahur: Haradinaj ishte rrahur me KFOR-in rus, i vetmi politikan shqiptar që bën një incident të tillë, në vitin 2000 megjithëse nuk dihen detajet e rastit.

I frikësuar: Haradinaj fare papritmas filloi të vraponte në shesh duke i lënë të habitur qytetarët e pranishëm dhe gazetarët që nuk mund ta shkrepnin një fotografi prej përpara.

I uritur: Haradinaj konsumon dy çipsa njëherësh duke vizituar një kompani të njohur vendore që kultivon patatet.

Në bisedë me fantazmën: Siç mund të shihet nga fotografia, të gjithë po bisedonin me dikënd por Haradinaj po bisedonte me një fantazmë të padukshme për të gjithë ne, madje me fytyrë të qeshur.

I uritur: Haradinaj i merr një kroasant z. Kurti.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik