FSK në Veri, KFOR: Autorizuam vetëm 10 pjesëtarë përkohësisht për të kërkuar 33 vjeçarin

FSK në Veri, KFOR: Autorizuam vetëm 10 pjesëtarë përkohësisht për të kërkuar 33 vjeçarin

Vendosjen e një ekipi të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit që ishte hedhur në liqe nga ura e që s’kishte dalë më, partia në pushtet e ka shfrytëzuar për propagandë e mesazhe politike. Me të dalë pamjet e para nga atje, zëdhënësi […]

Në një postim tjetër në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje ku ishte zgjedhur një fotografi ku shihen vetëm veturat e FSK-së, ishte shkruar se kjo është vendosja e parë e FSK-së në Veri. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në postimin e tij ku njoftonte për këtë operacion të përbashkët e me leje të KFOR-it, në shtatë fotografitë që ka postuar, në asnjërën nuk shihet ndonjë ushtarë i KFOR-it apo ndonjë veturë e KFOR-it.

Ky përdorim politik i këtij operacioni humanitar në Ujman, në të cilin FSK ishte lejuar të kontribuonte vetëm pas aprovimit të marrë nga Komandanti i KFOR-it ka nxitur reagime të ashpra të ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Ambasada Gjermane në një reagim kishte shkruar se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Ujman.

“Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për poena politik”, thuhej në reagim. Në të njëjtën frymë kishte reaguar edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

Për këtë përdorim politik të kësaj ngjarjeje nga partia në pushtet dhe për kornizimin propagandistik që iu bë kësaj vendosjeje të FSK-së në Ujman, Gazeta Express ka drejtuar pyetje në adresë të KFOR-it. Në një përgjigje nga Zyra për Media e KFOR-it, kanë thënë se fillimisht dëshirojnë që të shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen dhe miqtë e 33 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në liqenin e Ujmanit.

KFOR në këtë përgjigje për Express ka treguar për këtë operacion në Ujman kishin autorizuar përkohësisht vetëm 10 pjesëtarë të ekpit për kërkim-shpëtim të FSK-së, autorizim ky që bëhet me vlerësim të kujdesshëm nga ana e KFOR-it.

“Së pari, dëshirojmë të përsërisim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit.10 persona të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së u autorizuan të vendosen përkohësisht në Veri për të ndihmuar në kërkimin e tij. Autorizime të tilla i nënshtrohen gjithmonë një vlerësimi të kujdesshëm nga KFOR-i”, kanë thënë nga KFOR në përgjigjen për Express, transmeton Periskopi.

Në fund, thonë se në përputhje me mandatin, do të vazhdojnë të sigurojnë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet dhe gjithashtu do të vazhdojnë ndërveprimin me institucionet e Kosovës, në përputhje strikte me detyrat respektive dhe mandatet.

“Në përputhje me mandatin tonë, KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri lëvizjeje, në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.Kjo do të vazhdojë të përfshijë edhe bashkëveprimin me Institucionet në Kosovë, në përputhje të rreptë me rolet dhe mandatet e tyre përkatëse”, ka përfunduar përgjigja nga KFOR./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve