Ftesa speciale 2 – Kurtit i shkon ftesa sot, duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të premtën

Ftesa speciale 2 – Kurtit i shkon ftesa sot, duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të premtën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e premtë në cilësinë e dëshmitarit. Prokuroria Speciale i ka nisur ftesën e dytë kryeministrit Kurti për t`u paraqitur në këtë Prokurori, këtë të marte. Burime të Periskopit kanë thënë se tashmë Kurtit i ka shkuar ftesa për paraqitje. Sipas këtyre burimeve, Kurti […]

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e premtë në cilësinë e dëshmitarit.

Prokuroria Speciale i ka nisur ftesën e dytë kryeministrit Kurti për t`u paraqitur në këtë Prokurori, këtë të marte.

Burime të Periskopit kanë thënë se tashmë Kurtit i ka shkuar ftesa për paraqitje.

Sipas këtyre burimeve, Kurti mund të mos paraqitet sikurse në herën e parë vetëm në rast e ai njofton Prokurorinë Speciale se nuk gjendet në Kosovë.

Albin Kurti për të hënën që shkoi ka pasur ftesë të paraqitet në orën 9 e 30 në cilësinë e dëshmitarit, por kjo nuk ndodhi për shkak se shefi i Qeverisë ishte në një udhëtim zyrtar të Slloveni.

Përderisa ka qenë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu i cili ka thënë për media se Kurti është i gatshëm të bashkëpunoj me prokurorët special, por me një kusht – Që ata t’i shkojnë në zyrë Kurtit në ndërtesën e Qeverisë, për ta ‘shoshitur’ për çështjen e rezervave shtetërore.

Ftesa e Kurtit për t`u paraqitur në Prokurorinë Speciale, nga miniStra dhe zyrtarë të lartë të partisë në pushtet ishte cilësuar si një “luftë speciale” e prokurorisë speciale ndaj Albin Kurti.

Kujtojmë se kjo gjuhë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje tashmë është e njohur ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ku sulmet dhe akuzat ndaj këtij institucioni ndjekës janë bëtë të shpeshta.

Pse u ftua Kurti si dëshmitar?

Kjo ftesë i shkoi Kurtit disa muaj pas intervistimit të Ridvan Muharremit dhe Rozeta Hajdarit në cilësi të të dyshuarve për çështjen e rezervave shtetërore.

Në kohën e pandemisë, MINT dyshohet se kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur.

Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Kurti i kishte dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, tha ai dhe akuzoi, siç u shpreh, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”.

Tetë muaj më vonë, në prill të këtij viti, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo e mbrojti veten në heshtje.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë. /PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën