Fukarallëk: Ja çka iu shërbehet për drekë policëve tanë në Veri të vendit

Në disa fotografi që janë shkrepur nga Klan Kosova, shihet një shujtë shumë e varfër që përmban një copë buke, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak. Kjo shpreh gjendjen tmerruese të trajtimit të policëve të Kosovës që po përballen me protestuesit […]
Kjo shpreh gjendjen tmerruese të trajtimit të policëve të Kosovës që po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të aksionit të targave.
Nuk dihet se si është rregulluar çështja e ushqimit, por pamjet duken vërtet të rënda, përcjell Periskopi.
Periskopi kërkon nga shteti që të dërgojë shujta më të dinjtetshme.













