Fundi i mandatit, krizë për vota – Dyshime për dallavere në konkurset e hapura nga ministria e Pecit

Fundi i mandatit, krizë për vota – Dyshime për dallavere në konkurset e hapura nga ministria e Pecit

Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, dyshohet se ka shkelur ligjin në shpalljen e dy konkurseve për punë për pozitën Inspektor i Pylltarisë dhe Inspektor për Toka Bujqësore. Se për çka bëhet fjalë, Periskopi ju sjell detajet në vazhdim… Më datë 30.08.2024, MBPZHR ka shpallur një konkurs për dy vende pune për pozitën Inspektor i […]

Më datë 30.08.2024, MBPZHR ka shpallur një konkurs për dy vende pune për pozitën Inspektor i Pylltarisë.

Në kriteteret e përgjithshme formale, në konkursin e shpallur nga Peci, ndër të tjera kërkohet ‘së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Këtu dyshohet se është bërë shkelja e parë ligjore në konkursin e shpallur.

LIGJI NR.08/L-137 PËR PYJET, NENI 71 – pika 3.13. thotë se Detyrën e Inspektorit të Pylltarisë, e kryen vetëm personi që ka përgatitje profesionale në pylltari me më së paku tri (3) vite përvojë pune në profesion.

Ndër të tjera, LIGJI Nr. 03/L-029 e rregullon punën e Inspekcionit Bujqësor.

Neni 4, pika 3. e këtij Ligji, thotë se Punën e inspektorit e kryen vetëm personi i cili posedon përgatitjen superiore të drejtimit përkatës dhe përvojën e caktuar profesionale.

Shkelja e dytë dyshohet se është bërë tek konkursi tjetër i shpallur nga Ministria e Pecit.

MBPZHR ka kërkuar edhe 10 Inspektor të Tokave Bujqësore. Ky konkurs i hapur për aplikim nga data 08.08.2024 deri më 06.09.2024 dyshohet se ka shkelje ligjore në kërkesat e përgjithshme formale të cilat i kërkon kjo Ministri.

Për dallim nga konkursi i lartcekur për Inspektor të Pylltarisë, tek ky i fundit kërkohet që kandidati të ketë vetëm diplomën e arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor). Pra, nuk specifikohet sikurse në konkursin për Inspektor të Pylltarisë edhe për fushat që ky konkurs kërkon.

Si dhe konkursi nuk përkon me Ligjin për Tokat Bujqësore Nr. 02/L-26. Neni 39 paragrafi 40.1Inspektori duhet ta ketë përgatitjen superiore profesionale të drejtimit të bujqësisë dhe sëpaku tri vite përvojë pune në fushën e bujqësisë.

Ky lëshim nga Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, nuk dihet nëse është bërë qëllimshëm për të ‘kurdisur’ një konkurs për ndonjë të afërm apo militantë të partisë. Kjo ngase, nuk është hera e parë që MBPZHR shkel ligjin e as nuk do të ishte hera e parë që Qeveria Kurti ka bërë punësime familjare nëpër institucione të shtetit. / Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?