Gashi e nis vitin me një ‘lajm fantastik’, ka të bëj me Ushtrinë e Kosovës

Arben Gashi i LDK-së thotë se LDK mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë seancë të jashtëzakonshme për lejimin e Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtese. Gashi shkruan: E nisim vitin me një lajm fantastik! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të […]
Arben Gashi i LDK-së thotë se LDK mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë seancë të jashtëzakonshme për lejimin e Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtese.
Gashi shkruan:
E nisim vitin me një lajm fantastik!
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.
Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë!












