Gazetari i FAZ i kundërpërgjigjet Presidencës – Martens thotë se s’është paditur kurrë për raportime ndaj oligarkëve e kriminelëve të luftës

Gazetari i FAZ i kundërpërgjigjet Presidencës – Martens thotë se s’është paditur kurrë për raportime ndaj oligarkëve e kriminelëve të luftës

Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë se nuk është paditur kurrë edhe pse ka raportuar për “oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës..”, etj, si përgjigje ndaj këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, i cili tha se po presidentja është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani […]

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull përpjekjeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit.

Në këtë artikull, gazetari Michael Martens vë në pah se si Osmani po tenton të shfaqë afërsi me presidentin Trump dhe familjen e tij për të përmbushur këtë qëllim.

Krahas këtij raportimi, Këshilltari i presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka thënë se shefja e shtetit, Vjosa Osmani, është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens.

Nuhiu ka shkruar në “X” se “shpifjet, përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme” të Martens bien nën përgjegjësinë civile dhe penale bazuar në ligjin gjerman.

“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar ai.

Gazetari Michael Martens, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Osmanit,duke shkruar:

“Jeto dhe mëso. Jam në gazetari për 30 vjet, kam jetuar dhe punuar në vende të vështira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës pa u paditur kurrë. Por tani…”, ka shkruar Martens në rrjetin “X”.

Të ngjashme
SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Spanja bën dy zëvendësime

Spanja bën dy zëvendësime

Anija turke me grurë goditet në Detin e Zi, raportohet për viktima në ekuipazh

Anija turke me grurë goditet në Detin e Zi, raportohet për viktima në ekuipazh

Melania në njërën anë, Infantino në tjetrën – Trump ndjek finalen e Botërorit nga tribuna VIP

Melania në njërën anë, Infantino në tjetrën – Trump ndjek finalen e Botërorit nga tribuna VIP

Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966

Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966

Nuk mungon as Dua Lipa në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Nuk mungon as Dua Lipa në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës

Pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës

Lisandro Martinez largohet i dëmtuar në finalen e Botërorit

Lisandro Martinez largohet i dëmtuar në finalen e Botërorit

Personat e zhdukur janë nga Vushtrria, njëra ateroi në Shkup nga Gjermania

Personat e zhdukur janë nga Vushtrria, njëra ateroi në Shkup nga Gjermania

Dyshohet se është zhdukur një person në Liqenin e Batllaves

Dyshohet se është zhdukur një person në Liqenin e Batllaves

Yamal rrezikon portën e Argjentinës

Yamal rrezikon portën e Argjentinës