Gazetari i RTK-së aderon në LDK

Gazetari i RTK-së aderon në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se partisë së tij i është bashkuar gazetari Festim Kabashi. Ai tha se Kabashi ka një “një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet” dhe se shkuarja e tij në LDK është thirrje për përbashkim “të secilit i cili nuk ndien komfort me situatën e tanishme […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se partisë së tij i është bashkuar gazetari Festim Kabashi.

Ai tha se Kabashi ka një “një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet” dhe se shkuarja e tij në LDK është thirrje për përbashkim “të secilit i cili nuk ndien komfort me situatën e tanishme politike”.

“Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi. Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politike; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim. Dyert e tona janë të hapura”, tha Abdixhiku./Periskopi/

Postimi:

Mirë se vjen, Festim!

Festim Kabashi, një prej emrave më të njohur e spikatur të gazetarisë, dokumentarëve dhe menaxhimit strategjik në mediat kosovare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, tek moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend.

I diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ai ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet. Si autor e producent dokumentarësh, Festimi ka trajtuar temat më të ndjeshme sociale, politike dhe njerëzore, nga varfëria, të drejtat e fëmijëve, e deri te barazia gjinore dhe të drejtat e gruas për trashëgimi. Për punën e tij është vlerësuar me çmime prestigjioze nga UNKT, KOMF dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe BIRN.

Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi.

Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politke; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim.

Dyert e tona janë të hapura.

Festimi është i martuar me Blerta Foniqi Kabashi dhe kanë dy fëmijë, Klean 18 vjeçe dhe Oson 14 vjeç.

Mirë se vjen Festim Kabashi!

Paç shëndet e përkushtim në këtë rrugëtim të ri.

Të ngjashme
Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

Kush do ta fitojë Kupën e Botës? Analistët e BBC-së bëjnë parashikimet e tyre

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

SHBA-ja sulmon rreth 20 caqe në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Operacioni ‘Mega’ – Këta janë dy burrat e arrestuar për grup kriminal, njëri kishte luftuar në Siri (FOTO)

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

Si dështoi projekti me i madh ushtarak franko- gjerman?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë operacionit në QKUK

Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë operacionit në QKUK

Këta janë 10 më të votuarit e partive më të mëdha

Këta janë 10 më të votuarit e partive më të mëdha