Gecaj i LDK-së e quan mickojë Bilall Sherifin

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj thotë se ‘në ditën ndërkombëtare të mushkonjave (të njohura më shumë si ‘mickoja’), LDK’së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi. “Sot, në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi!“Sherifi flet para takimit Limaj – Haradinaj, thumbon LDK-në, s’përmend vija të kuqe ndaj PDK-së”, shkruan […]
Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj thotë se ‘në ditën ndërkombëtare të mushkonjave (të njohura më shumë si ‘mickoja’), LDK’së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi.
“Sot, në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi!“Sherifi flet para takimit Limaj – Haradinaj, thumbon LDK-në, s’përmend vija të kuqe ndaj PDK-së”, shkruan Bajram Gecaj, transmeton Periskopi.
Gecaj i është referuar një interviste të Sherifit dhënë Expressit, ku ai nuk është përgjigjur në pyetjen për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me AKR-në e Pacollit, por është kujdesur t’ia çojë një mesazh thërres LDK-së për zhvillimet në vitin 2014. Partia e Limajt po e mban si kartë të hapur koalicionin me PDK-në.
“Nuk kemi nevojë të ecim dy herë në të njëjtën rrugë, sepse përvoja e vitit 2014 na ka treguar se bllokada nuk funksionon. Apo, thënë ndryshe, bllokada funksionon derisa LDK-ja “për interes të vendit” ta thyejë atë”, ka thënë veç tjerash Sherifi në këtë intervistë./Periskopi/













