Gecaj: Xhavit Haliti ka frikë nga FARK’u, po e sulmon për qëllime politike e klanore

Gecaj: Xhavit Haliti ka frikë nga FARK’u, po e sulmon për qëllime politike e klanore

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj iu është kundërpërgjigjur Xhavit Halitit, i cili mbrëmë në një emison në TV Dukagjini ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar Xhavit Haliti mbrëmë ka folur për luftën e UÇK-së si dhe betejen e Kosharës, derisa ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar fare, raporton Periskopi. “Në territorin e Kosovës […]

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj iu është kundërpërgjigjur Xhavit Halitit, i cili mbrëmë në një emison në TV Dukagjini ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar

Xhavit Haliti mbrëmë ka folur për luftën e UÇK-së si dhe betejen e Kosharës, derisa ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar fare, raporton Periskopi.

“Në territorin e Kosovës nuk ka argument që ka pas FARK. Ka pas oficer të ish-ushtrisë jugosllave të shkolluar në ushtrinë jugosllave që kanë hyrë në Kosovë me idenë për të luftuar dhe i ka quar Ahmet Krasniqi. Ata kanë qenë tri grupe oficerësh. Njërin grup i ka komanduar Ahmet Krasniqi, tjetrin Bujar Bukoshi dhe një grup tjetër e ka komanduar Nik Gjeloshi”, ka thënë mbrëmë Haliti në ‘Debat Plus’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

E sot, Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së me anë të një postimi në Facebook iu është kundërpërgjigjur pretendimeve të Halitit për FARK-un.

Gecaj ka thënë se Haliti ka frikë nga FARK-u dhe se e tërë kjo po bëhet për qëllime politike e klanore.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Gecajt:

FARK-ofobia!

Është interesant që sapo të ngritët çështja e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), deputeti i PDK-së dhe ish aktivist i LPK-së, Xhavit Haliti, na paraqitet vazhdimisht si njëri nga më të zëshmit në nxjerrjen e ofendimeve, pezmit e vrerës në lidhje me këtë formacion, i cili përbëhej nga njësitet më profesioniste dhe më së miri të organizuar të luftës sonë çlirimtare. Duke mohuar ekzistencën e këtyre forcave, të përbëra nga ekspertë të profesionit dhe nga shumë atdhetarë e patriotë të cilët i ishin bashkuar luftës çlirimtare të rreshtuar rreth institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, si nga brenda vendit ashtu edhe nga diaspora, Haliti tenton të përvetësoi dhe të ri-orientoi historinë tonë të lavdishme drejt interesave individuale, parciale e klanore. Si nuk i bren ndërgjegje këta njerëz se po ofendojnë gjithë këtë armatë luftëtarësh, aktivistësh e patriotësh, çdoherë kur shtrembërojnë faktet, kur mohojnë dhe ofendojnë gjakun e tyre të dredhur për liri, pavarësi e demokraci, duke lënduar kështu jo vetëm luftëtarët në fjalë, por edhe ndjenjat e familjarëve të tyre dhe popullit të Republikës së Kosovës në përgjithësi, të cilët sot gëzojnë lirinë që na solli mundi, djersa dhe gjaku i këtyre atdhetarëve. E kjo, fatkeqësisht, bëhet kryekëput për arsye të pastra politike dhe me qëllim të përvetësimit të padenjë e të pa-dinjitetshëm të fryteve të një lufte epike çlirimtare e gjithëkombëtare! Faktet dhe të vërtetën nuk do të mund t’i mohoi, anashkaloi apo t’i shlyej bash asnjeri nga ne. Historinë nuk do të mund ta shkruajnë akterët e këtyre ngjarjeve, por këtë do të bëjnë gjeneratat e reja të historianëve modern e profesionistë!. /Periskopi/

Të ngjashme
Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja