Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë e një rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë e re të Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurtin. “Ekziston rreziku që ata kur e shohin që ne i kemi numrat të japin votën dhe ky rrezik […]

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë e një rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë e re të Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurtin.

“Ekziston rreziku që ata kur e shohin që ne i kemi numrat të japin votën dhe ky rrezik na është komunikuar tash së voni”, ka thënë ajo në një intervistë për Tëvë1.

Një gjë e tillë, sipas Gërvallës, është mirë e menduar dhe shërben për ta “diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion”.

“Është një paralajmërim që mund të jetë një pjesë e tyre, mund të ketë një ndarje të Listës Serbe, që për të diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion japin votën të cilën nuk ua ka kërkuar askush dhe ne duhet ta përgatisim opinionin që një gjë e tillë mund të ndodh”, ka shtuar ajo.

Kryediplomatja kosovare ka mohuar në mënyrë kategorike çdo bashkëpunim eventual me Listën Serbe.

“Ne jemi shumë të qartë se me Listën Serbe nuk ka bashkëpunim, nuk ka sot, nuk ka pasur dje dhe nuk do të ketë nesër”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?