Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale pasi Peci u intervistua si i dyshuar: Inskenim i Blerim Isufajt

Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale pasi Peci u intervistua si i dyshuar: Inskenim i Blerim Isufajt

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale që përfshiu ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo […]

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale që përfshiu ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti “ministrin më shembullor të këtij mandati”.

Sipas saj, veprimi i Prokurorisë nuk është asgjë më shumë se një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të ministrit Peci në luftën kundër korrupsionit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë,” shkroi Gërvalla në reagimin e saj.

Ajo përfundon me një mesazh: “Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë.”/Periskopi/

Të ngjashme
Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin