Gërxhaliu tregon kur ishte përplasur me palën serbe për të pagjeturit: Iu thash s’jeni në Prishtinë që të lëshoni vula

Gërxhaliu tregon kur ishte përplasur me palën serbe për të pagjeturit: Iu thash s’jeni në Prishtinë që të lëshoni vula

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur si është organizuar transporti i personave të zhdukur nga varrezat masive në Serbi. “Në pikën kufitare në Merdare kanë qenë dy tenda të mëdha të cilat i ka rregulluar […]

“Në pikën kufitare në Merdare kanë qenë dy tenda të mëdha të cilat i ka rregulluar UNMIK-u dhe aty e kemi pasur shkëmbimin qoftë edhe kur ka pasur persona serbë të identifikuar në Kosovë me qese, në kufi aty e kemi pasur pranim dorëzimin. Pastaj unë me veturë kam shkuar mbrapa kamionit prej Serbisë me përcjellje të Policisë deri në kufi. Aty tek ato tenda bëheshim dy komisionet bashkë, UNMIK-u, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe e bënim pranim dorëzimin të dokumentacionit të rasteve”, tha ai.

Gërxhaliu ka treguar edhe rastet e personave të zhdukur që janë zhvarrosur  tre ose katër  herë.

“Psh i kanë vrarë në Mehë i kanë i kanë zhvarrosur i kanë marrë i kanë dërguar atje i kanë varrozur i kanë sjellë pas luftës pala serbe i kanë dërguar në shpella, pastaj janë sjellë në Kosovë dhe janë varrozur për herë të tretë ose katër”, tha ai.

Ai e ka bërë të ditur edhe për një moment jo të mirë me të cilin ishte ballafaquar në Surqinë, dhe kacafytjen me një prokurorë në Rudnicë.

“Ka pasur momente të vështira edhe ngritje të zërit. Momenti që nuk e harroj është dashur të shkoj urgjentë për shkak të arritjes së disa analizave dhe kontrollit para se të sjellen tek ne dhe protoklli e parashihte që gjithqysh të jem atje. Edhe, UNMIK-u vendosi që të më dërgoi me helikopter në Surqinë. Unë shkova atje një shqiptar i sjellur me helikopter fort nuk iu pëlqej filluan do provokime, disa gjëra, ma mbyllën në një hapësirë. Zgjati kjo procedurë 60 minuta deri sa ndërhyri diplomacia ndërkombëtare edhe më liruan”, ka treguar Gërxhaliu.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse iu bë ndalesa nga Serbia, duke iu përgjigjur edhe me ironi palës serbe për humbjen e Kosovës.

“Kinse unë kam qenë në disa trajnime në Amerikë pas luftës i panë vulat e Amerikës, Anglisë, Gjermanisë. Nuk ki vulë dalëse nga Jugusllavia më thanë. Unë iu thash që nuk kam faj që nuk jeni në Prishtinë të më lëshoni vula. Aty nisi reagimi i tyre dhe provokimet.  Edhe me një prokuror kemi pasur kacafytje kur dolën eshtrat në Rudnicë në ndërtesën e ndërtuar mbi pjesë kockore. Kanë qenë disa gjëra por të kalueshme “, ka treguar Gërxhaliu./Periskopi/

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë