Gërxhaliu tregon se si e morën informatën për varrezat masive në Serbi

Gërxhaliu tregon se si e morën informatën për varrezat masive në Serbi

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur sigurimin e informacionit dhe pamjet satilitore për varrezën masive në Rudnicë që ishte zbuluar me trupa të vrarë të shqiptarëve. “Sigurimi i informacionit ka ardhur në rrugë të ndryshme. […]

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur sigurimin e informacionit dhe pamjet satilitore për varrezën masive në Rudnicë që ishte zbuluar me trupa të vrarë të shqiptarëve.

“Sigurimi i informacionit ka ardhur në rrugë të ndryshme. Ka ardhur edhe në rrugë private. Psh këtë të Rudnicës është punuar nga viti 2003, është punuar 7-8 vite jo këtë pjesë, jo këtë pjesë,  deri sa në fund e kemi pasur informatën. Djali ka qenë i Mitrovicës dhe e ka pasur informatën e saktë. Problemi ka qenë si të arrijmë tek shtëpia. Se pjesa tek liqeni është punuar prej vitit 2003. Ato liqene janë të mbetjeve të acideve, baza, ujërat të cilat i hudhin minierat. Pika zero për ne është dita kur janë varrozur në vitin 1999-të. Dhe këtu është punuar pesë vite. Tek në vitin 2006-të duke i falenderuar miqtë tanë ndërkombëtar në veçanti Amerikën për pamjet satilitore”, ka thënë ai.

Gërxhaliu tregoi për numrin e të pagjeturëve që ishin zbuluar dhe nga cili qytet i Kosovës ishin.

“Trupat e shqiptarëve kanë qenë te Rrezallës 9 trupa. Dy prej tyre, gjysmën e trupit e kanë pasur të varrosur tek varrezat poshtë në Rudnicë që i kemi gjetur në vitin 2014. Do të thotë se dy prej tyre kanë qenë ribashkim i atyre 53 që i kemi gjetur në Rudnicë”, tha tutje ai.

Gërxhaliu tha se për herën e fundit kur ishte bërë kërkimi për trupa të shqiptarëve në një minierë.

“Hera e fundit është tek Sinica thirret Shtavalë. Ajo gjithashtu është minierë, thuhet se është miniera e fundit e thëngjillit. Ajo ka qenë hera e fundit i kërkimeve të varrezave. Ne nuk flasim pa e punuar, pa i gjetur dhe pa e pasur të prekshëm. Ne e dijmë se edhe 250 kanë munguar prej grupacionit të Bajtanicës, ndërkohë 53 janë gjetur në Rudnicë, 9 këtu dhe pjesa tjetër është ende e zhdukur”, tha Gërxhaliu.

Ai ka bërë të ditur se udhëtimi i fundit në Serbi për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia ishte 16 shtaror i 2021./Periskopi/

Të ngjashme
Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot