Gjini: S’besoj që do marrim ftesë nga Kurti – letrat aktualisht kanë qëllim manipulimin e opinionit

Gjini: S’besoj që do marrim ftesë nga Kurti – letrat aktualisht kanë qëllim manipulimin e opinionit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se deri sot nuk kanë marrë ndonjë ftesë për konsultim nga kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe dha se nuk besoj që do ta marrin një të tillë. Gjini u shpreh se AAK-ja e ka bë tepër evidente që nuk ka kurrfarë vullneti të bashkëpunojë me Kurtin për […]

Gjini u shpreh se AAK-ja e ka bë tepër evidente që nuk ka kurrfarë vullneti të bashkëpunojë me Kurtin për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk besojmë që është në të mirën e Kosovën të vazhdojë të qeverisë Albin Kurti. E ka thënë kryetari Haradinaj vet që jo vetëm ai por ka shumë prej nesh që kur jemi në politikë i synojmë postet politike por i synojmë për një qëllim, që fundi i fundit mund të duket egoiste por është për Kosovën”.

“Nëse në një rrethanë të caktuar ne besojmë se nuk mund t’i japim diçka Kosovës në një format të caktuar, atëherë përgjigja është ‘jo’, kryetari Haradinaj ka thënë ‘jo me çfarëdo çmimi’”, tha Gjini  në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Ai më tej e komentoi edhe letrën e Kurtit, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për konsultime, duke thënë se “jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik”.

“Kemi mbërri në një fazë ku një pjesë e politikës së Kosovës e ka shndërruar politikëbërjen apo veprimet politike që i bëjmë në diçka që është vetëm manovër taktike. Çka do që themi , në fund të fundit pasohet me një veprim apo gjendje të vendit, pra diçka ndodhë në praktikë”.

“Jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik, nuk e kanë një qëllim të natyrës tjetër. Ta lënë përshtypjen se ‘unë po dua, këta nuk po duan’. Dërgohet një letër me qëllim për t’u kthyer si ‘jo’”, tha Gjini./Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta