Gjuriq me Bidenin, Haliti: Kurti e Osmani të reflektojnë, të çojnë politika shtetërore atje, jo veç ‘vizat, pasaportat’

Gjuriq me Bidenin, Haliti: Kurti e Osmani të reflektojnë, të çojnë politika shtetërore atje, jo veç ‘vizat, pasaportat’

Ambasadori serb, Marko Gjuriq është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Joe Biden. E, kjo vizitë e tij ngjalli reagime në Kosovë, duke marrë parasysh që krerët e vendit tonë ende nuk arritën të takohen as me Sekretarin e Shtetit. Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti mendon se përfaqësuesit e Kosovës duhet të reflektojnë… […]

Anëtari i komisionit për politikë të Jashtme dhe Diasporë, njëherit deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin ka thënë se politika e Kosovës s’po figuron as në institucione e as jashtë vendit.

“Ajo që mua më pengon dhe jam i shqetësuar  është se politika shtetërore e Kosovës nuk figuron askund në institucionet e Kosovës dhe as jashtë, përveç që ka deklarata protagonistësh të Presidentes, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve dhe ne nuk kemi politikë shtetërore për çështje të caktuara të cilat aleatët tonë strategjik dhe miqtë tonë më të mëdhenj do të dëshironin që në t’i kemi të shkruara dhe të zbatueshme një nga një në marrëveshje edhe me ta. Nuk ka pavarësi në variantin që njerëzit e mendojnë, pavarësia e çdo shteti është e ndërvarur nga marrëdhëniet me të tjerët”, tha Haliti për Periskopin.

Tutje, ai theksoi se Qeveria Kurti duhet të reflektojë, duke shtuar këtu se gjithçka duhet të ndërtohet përmes ambasadave.

“Por, unë pres që në politikat që krijon qeveria e Kosovës të reflektojnë në raportet dhe mesazhet publike dhe brenda katër mureve në bisedime t’u jepen. Amerika është në Kosovë, Amerika e ka ambasadorin në Kosovë dhe gjithçka duhet të ndërtohet përmes ambasadës së ShBA në Prishtinë dhe përmes ambasadorëve të tjerë që janë të Bashkimit Evropian, me qëllim që mesazhet të shkojnë në vend, dhe ambasadat tona atje duhet të jenë aktive dhe të besueshme dhe jo të merren vetëm me viza e pasaporta, por të përçojnë politikat e shtetit”, përfundoi ai.

Kujtojmë se vizitën e Gjuriqit nuk e priti mirë as ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook u shpreh e brengosur, duke shtuar se bartësit e inistitucioneve të Kosovës nuk janë takuar as me Sekretarin e Shtetit amerikan.

E kryeministri Kurti ka kohë që përmend një vizitë në SHBA, për diçka e tillë ende nuk ndodhi.PERISKOPI/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës