Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë që lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka njoftuar përmes Facebook-ut se padia është dorëzuar për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj Teuta Fazliut. Sipas tij, […]

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë që lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka njoftuar përmes Facebook-ut se padia është dorëzuar për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj Teuta Fazliut.

Sipas tij, regjistrimi i rastit përbën një hap të rëndësishëm procedural dhe një zhvillim inkurajues në përpjekjen për ta çuar çështjen deri në fund, raporton Klankosova.tv.

“Serbia është angazhuar në spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve, duke i pasivizuar adresat jo vetëm të atyre që punojnë jashtë, por edhe të atyre që jetojnë brenda vendit. Ky pasivizim nuk është simbolik, i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftim/pasaportë të re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor, të drejtën e votës, etj. Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.

Përmes të njëjtit postim, avokati u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të ndjekin të gjitha procedurat ligjore brenda vendit, si hap i domosdoshëm para adresimit të çështjeve në Gjykatë  Strasburgut.

Të ngjashme
Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius