Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe

Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe

Gjykata Kushtetuese e ka miratuar masën e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Lista Serbe në lëndën që e ka dorëzuar javën e kaluar. Brenda Kushtetueses për Nacionalen kanë bërë me dije se vendimi për miratimin e masës është marrë sot. I njëjti burim ka treguar se vendimi do të publikohet sot gjatë ditës. Kjo […]

Brenda Kushtetueses për Nacionalen kanë bërë me dije se vendimi për miratimin e masës është marrë sot.

I njëjti burim ka treguar se vendimi do të publikohet sot gjatë ditës.

Kjo masë ka për qëllim që të ndalë rrjedhën e afatit prej 30 ditësh në procesin e konstituimit të Kuvendit, afat ky që është caktuar në aktgjykimin e dytë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Javën e kaluar, Lista Serbe ka dorëzuar kërkesë të re në Gjykatën Kushtetuese, duke e kontestuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Në këtë parashtresë, subjekti politik serb ka kërkuar që votimi të kthehet në pikën fillestare dhe të zhvillohet si një proces i unifikuar, pra në formë “pakete”, në përputhje me praktikat e mëhershme parlamentare.

Gjithashtu, në kërkesën e saj partia serbe ka kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme nga Kushtetuesja, me arsyetimin se rrezikohet rrjedhja e afateve ligjore për formimin e qeverisë së re.

Të caktojë, duke pasur parasysh interesin publik, masën e përkohshme, me të cilën do të ndalojë veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese të Kryetarit te Kuvendit, në mënyrë që të mos zgjidhet Qeveria kundërkushtetuese ose të fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, për shkak se moscaktimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të çonte në formimin e institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë.”, është thënë në kërkesë.

Në dokumentin që ka siguruar KALLXO.com, Lista Serbe pretendon se kryetari i Kuvendit ka shkelur nenin 67 të Kushtetutës, si dhe disa dispozita të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Sipas kërkesës së Listës Serbe, shkelja kryesore lidhet me faktin se kryetari i Kuvendit fillimisht u ka dhënë mundësinë komuniteteve të tjera jo-shumicë për të propozuar kandidatin për nënkryetar, ndonëse Kushtetuta dhe Rregullorja përcaktojnë qartë se e drejta e parë e propozimit i takon komunitetit serb.

Kryetari i Kuvendit ka shkelur kompetencat e tij dhe se ai, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, së pari i ka ftuar komunitetet e tjera jo-shumicë të bëjnë propozimin, edhe pse në Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit është përcaktuar qartë se propozimi i parë para komuniteteve jo-shumicë paraqitet nga komuniteti serb.”, është thënë kërkesën e Listës Serbe.

Kjo është lënda e tretë që dërgohet në Gjykatë Kushtetuese në lidhje me konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Lëndën e parë e kishte dërguar AAK-ja, kurse lëndën e dytë e kishin dërguar PDK-ja dhe LDK-ja.

Në të dy aktgjykimet e para Kushtetuesja kishte konstatuar shkeljen e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës konstituive dhe VV-ja.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve