Gjykata Themelore e konfirmon se të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë u shqiptohet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore e konfirmon se të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë u shqiptohet masa e arrestit shtëpiak

Të dyshuarit për dallavere me patentë shoferë, janë liruar nga gjykata. Të gjithë të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Gjykata Themelore e ka konfirmuar për Periskopin se 23 personave të arrestuar gjatë javës së kaluar u është shqiptuar vetëm masa e arrestit shtëpiak. Që të gjithë kanë keqpërdorur […]

Të dyshuarit për dallavere me patentë shoferë, janë liruar nga gjykata.

Të gjithë të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata Themelore e ka konfirmuar për Periskopin se 23 personave të arrestuar gjatë javës së kaluar u është shqiptuar vetëm masa e arrestit shtëpiak.

Që të gjithë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet dhe duke u lëshuar patentë shoferë personave që nuk kanë qënë të gatshëm t’i kalojnë testet e duhura për t’u pajisur me dokumente, raporton Periskopi.

‘’Është caktuar masa e sigurisë kundër njëzet e tre të pandehurve Prishtinë, 09 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F. L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M, se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të pandehurit A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A, M.M, A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga data e pa përcaktuar e deri me dt. 05.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Sektori i patentë shoferëve. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës’’, thuhet në përgjigjen nga gjykata./Periskopi/

Të ngjashme
Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë