Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mocioni do të dorëzohet deri më 12 qershor

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mocioni do të dorëzohet deri më 12 qershor

Është shtyrë deri me 12 qershor dorëzimi i mocionit për rrezim të akuzave që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së planifikonte ta dorëzonte. Kjo ka ndodhur për shkak se janë pranuar disa prova të reja në rastin ku Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime lufte.    Pranimi i provave të reja në rastin ndaj […]

 

Pranimi i provave të reja në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, ka shtyrë edhe dorëzimin e mocionit të mbrojtjes për këto akuza.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit kishin planifikuar që këtë të hënë të dorëzonin mocionin për rrëzim të akuzave.

Siç ka konfirmuar për Dukagjinin, avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Mishetiq mocioni do të dorëzohet deri më datën 12 qershor.

Kryetari i trupit gjykues, ka vendosur për pranimin si provë disa raporte ndërkombëtare, e prova që ndërlidhen me viktimat që janë të përfshirë në aktakuzë.

Këto prova sipas prokurorisë, përforcojnë provat për keqtrajtimin dhe torturat ndaj të ndaluarve, derisa mbrojtja e të akuzuarve i kishte kundërshtuar të njëjtat.

Ndërkohë që sipas avokatit të akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj këto çështje nuk mund të ndikojnë në zgjatjen edhe më tutje të procesit gjyqësor, raporton Dukagjini.

“Po besoj që gjykata vendimi të kryhet  para muajit qershor dhe eventualisht me fillu në korrik sepse në gusht janë pushimet, dhe të fillojë me dëgjim të dëshmitarëve të mbrojtësit të viktimave, e mbrojtësit të akuzuarve por mundet mos me ndodh kjo dhe me fillu pas pushimeve, dhe pak a shumë janë brenda afateve dhe parashikimeve kur ka bërë para dy viteve..”, deklaroi Taulant Hodaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar me paraqitjen e provave për këtë çështje gjyqësore më 15 prill të këtij viti. Pas kësaj ishte kërkuar ndryshimi i masës së sigurisë, ndaj të akuzuarve e që sipas avokatit Hodaj kanë ndikuar disa faktorë që mos të ndodhë kjo.

“Mund të ketë ndikime sidomos te këta që janë në paraburgim, sepse proceduralisht prokuroria mundet me shfrytëzu që nuk ka siguri të mjaftueshme psh policia ska mundur me i ndal protestuesit e lërë me të i sigurojë të akuzuarit, kjo proceduralisht mund të ndikojë për ndryshimin e një mase të sigurisë.” , përfundoi Hodaj. Në vizitë në Kosovë, më pas erdhi edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova por e cila anuloi një takim të planifikuar me mediat, për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së./Periskopi/

Të ngjashme
Aksident fatal në Tiranë, humb jetën një 48-vjeçar

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën një 48-vjeçar

Numërohen rreth 80% e votave, kush janë më të votuarit?

Numërohen rreth 80% e votave, kush janë më të votuarit?

Gruda: PDK-ja pret që Thaçi ose Veseli të marrin drejtimin pas Hagës

Gruda: PDK-ja pret që Thaçi ose Veseli të marrin drejtimin pas Hagës

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

FIFA refuzon fanellën e Haitit për Botërorin 2026

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Daut Haradinaj: S’ka me mujtë kush me e ndalë debatin publik e politik në Kosovë, ajo kohë ka perëndu në vitin 1999

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

"Është koha jonë": Portugalia ndez emocionet me video epike para Botërorit 2026

Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Dita e 11-të e protestave: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje

Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje