Gjyqtarët e Speciales caktojnë datat, në fund të dhjetorit pritet përfundimi i gjykimit në Hagë

Gjyqtarët e Speciales caktojnë datat, në fund të dhjetorit pritet përfundimi i gjykimit në Hagë

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që nisi në prillin e vitit 2023, përfundimin pritet ta ketë më së largu më 22 dhjetor. Kjo është data që Trupi Gjykues e ka dhënë si afat për palët të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në […]

Kjo është data që Trupi Gjykues e ka dhënë si afat për palët të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në parashtresën që e ka parë Naiconale, mesi i nëntorit është caktuar si afat për avokatët e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, për ta përfunduar rastin e tyre.

“Pasi ka shqyrtuar parashtrimet e Palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaҫi dhe Mbrojtjes Krasniqi 28 dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të Palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur,29 Paneli përcakton datën e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen Thaҫi ashtu edhe për Mbrojtjen Krasniqi si të premten, 14 nëntor 2025 ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado qoftë më e hershme. Paneli thekson se kjo datë është thjesht një tregues i vlerësimit të Panelit për kohëzgjatjen e çështjes së Mbrojtjes dhe mund të përshpejtohet ose zgjatet sipas nevojës”, thuhet në vendim.

“CAKTON datën e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes për të dyja palët, Mbrojtjen e Thaçit dhe Mbrojtjen e Krasniqit, të premten, 14 nëntor 2025, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado qoftë më e hershme”, thuhet në vendim.

E fundi përfundimisht i këtij shqyrtimi, pritet në fund të këtij viti. Vendimi, në fillimin e vitit të ardhshëm.

“Paneli vëren se ZPS-ja mund të kërkojë leje për të paraqitur prova në kundërshtim, dhe Mbrojtja mund të kërkojë leje për të paraqitur prova në kundërpërgjigje, në përputhje me Rregullën 127(2). Pa paragjykuar mundësinë e kërkesave të tilla dhe vendimin e Panelit në lidhje me to, Paneli informon Palët dhe pjesëmarrësit se ata duhet të jenë të përgatitur të paraqesin shkresat përfundimtare të gjyqit dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të supozuara mbi viktimat që marrin pjesë në procedura, para fillimit të pushimit gjyqësor të hënën, më 22 dhjetor 2025. Paneli do të caktojë një datë të saktë në lidhje me këtë çështje pasi çështja e Mbrojtjes të jetë më e avancuar dhe pasi Paneli të ketë dëgjuar Palët dhe pjesëmarrësit në lidhje me këtë dhe çdo kërkesë në përputhje me Rregullën 127(2)”, thuhet më tutje.

“INFORMON Palët dhe pjesëmarrësit se ata duhet të jenë të përgatitur të paraqesin dosjet përfundimtare të gjyqit dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të supozuara mbi viktimat që marrin pjesë në procedura, para fillimit të pushimit gjyqësor të hënën, 22 dhjetor 2025”, thuhet më tutje në vendim.

Avokatët e Thaçit, deri më tash, kanë zbuluar të gjitha dokumentet e nevojshme për raundin e parë të dëshmitarëve.

“Paneli vëren se, që nga Konferenca e Përgatitjes së Mbrojtjes, Mbrojtja e Thaçit ka zbuluar deklaratën e 1DW-006 dhe deklaratën e nënshkruar të 1DW-003.10 Prandaj, Mbrojtja e Thaçit tani ka zbuluar të gjitha përmbledhjet dhe deklaratat për bllokun e parë të dëshmitarëve, dhe nuk kërkohet asnjë urdhër tjetër në këtë moment. Pasi shqyrtoi parashtrimet e palëve, Trupi gjykues urdhëron Mbrojtjen e Thaçit që të ofrojë përmbledhjet e dëshmitarëve dhe/ose deklaratat për dëshmitarët e mbetur sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se tre javë para datës së parashikuar të dëshmisë së dëshmitarit përkatës. Mbrojtja e Thaçit duhet të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që një zbulim i tillë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në vendimin e gjyqtarëve.

Mbrojtja e Thaçit informoi Panelin se disa nga ofruesit kanë kërkuar masa sipas Rregullës 107 dhe se do të paraqesë kërkesa në këtë drejtim në kohën e duhur.

“Mbrojtja e Thaçit deklaroi se mënyrat e dëshmisë për të gjithë dëshmitarët e saj, përveç një dëshmitari të Rregullës 153, do të jenë ose sipas Rregullës 154 ose drejtpërdrejt. Mbrojtja e Krasniqit deklaroi se mënyrat e dëshmisë për dëshmitarët e saj mbeten të pandryshuara, përkatësisht dy dëshmitarë të Rregullës 153, dy dëshmitarë të Rregullës 154 dhe një dëshmitar i Rregullës 155”, thuhet më tutje.

Që nga 15 shtatori do të fillojë dëshmia e dëshmitarëve të Hashim Thaçit, e më pas e Jakup Krasniqit./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve