Glauk Konjufca rehaton balldëzken e tij në Ministrinë e Ekonomisë
Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca, motra e gruas së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli, shkruan Insajderi.
Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.
Kush është Edona Bajçinca?
Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.
Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.
Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.
Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.
Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.
Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Ekonomisë, se a ka pasur ndonjë ndikim afërsia familjare e Edona Bajçincës me kryetarin Konjufca, që ajo të emërohet në këtë pozitë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.
Insajderi poashtu ka provuar të kontaktojë edhe me Edona Bajçincën, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.