Grabitësi që u plagos gjatë plaçkitjes së veturës me para është Millosh Vukojeviq, kërkoi ndihmë mjekësore në Graçanicë

Grabitësi që u plagos gjatë plaçkitjes së veturës me para është Millosh Vukojeviq, kërkoi ndihmë mjekësore në Graçanicë

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, që u përfshinë në grabitjen që ndodhi sot në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, që po transportonte para. Një pjesëtar […]

Një pjesëtar i sigurimit të kësaj kompanie, Fahri Ademi mbeti i plagosur, identitetin e të cilit Sinjali e publikoi ekskluzivisht pak më parë, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe detaje të reja.

Pak minuta pas grabitjes, një person i plagosur në këmbë dhe në gjoks ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë.

Bazuar në informacionet e para, i njëjti dyshohet se është njëri nga grabitësit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Millosh Vukojeviq., i cili është nga Leposaviqi.

Njësitë policore tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta transferojnë për në Prishtinë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke i ndërmarrë masat e nevojshme.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”/Periskopi/

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit