Gruaja e Robert Lewandowski jep një ‘sinjale’ të qarta rreth të ardhmes së polakut

Gruaja e Robert Lewandowski jep një ‘sinjale’ të qarta rreth të ardhmes së polakut

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është vënë seriozisht në dyshim dhe tani edhe bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka shtuar më shumë pasiguri mbi vazhdimësinë e tij te klubi. 37-vjeçari është jashtë kontrate në verë dhe shumëkush pret që ai të largohet. “Blaugranët” e kanë bërë prioritet afrimin e një sulmuesi të ri […]

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është vënë seriozisht në dyshim dhe tani edhe bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka shtuar më shumë pasiguri mbi vazhdimësinë e tij te klubi.

37-vjeçari është jashtë kontrate në verë dhe shumëkush pret që ai të largohet.

“Blaugranët” e kanë bërë prioritet afrimin e një sulmuesi të ri qendror në afatin kalimtar të verës, duke menduar se zëvendësuesi i Lewandowskit duhet të vijë këtë vit.

Nuk është përjashtuar mundësia që Lewandowski të qëndrojë te Barcelona, por thuhet se ai do të duhet të pranojë një ulje të madhe page dhe një rol dytësor nga stoli.

Duke folur për median polake “Onet Plejada”, Lewandowska shpjegoi se ky ka shumë gjasa të jetë sezoni i fundit i tij te klubi.

“Do të shohim si do të shkojë sezoni në Barcelonë këtë vit, sepse, le të themi, me shumë mundësi do të jetë sezoni i fundit i bashkëshortit tim këtu, ndaj po përpiqemi ta shijojmë deri në pikën e fundit. Po e shijojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse e dimë që një ditë nuk do ta kemi më gjithë këtë,” citohet të ketë thënë ajo nga “MD”.

“Çfarë vjen më pas? Nuk e dimë, por ky është rrugëtimi i një atleti të madh, veçanërisht i një sportisti të madh, dhe ne jemi gati për të”, thuhet tutje.

Një faktor që nuk duhet nënvlerësuar është sa e sistemuar është familja Lewandowski në kryeqytetin katalanas.

Në të kaluarën, Lewandowski ka lënë të kuptohet se ata mund të kthehen të jetojnë në qytet pasi ai të tërhiqet nga futbolli, dhe kanë kaluar dy vite duke ndërtuar një shtëpi në periferi.

Lewandowska ka hapur gjithashtu biznesin e saj në Barcelonë, duke çelur edhe një palestër, çka është një tjetër lidhje me qytetin.

Para se të shpërnguleshin në Barcelonë, familja Lewandowski kishte tashmë prona edhe në Mallorca, vetëm një fluturim i shkurtër larg./GazetaExpress/

Të ngjashme
Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

PSG futet në garë për Rodrin, nisin kontaktet e para me mesfushorin e Cityt

PSG futet në garë për Rodrin, nisin kontaktet e para me mesfushorin e Cityt

Zbulohet dhurata luksoze që Messi u dha shokëve të ekipit pas Botërorit

Zbulohet dhurata luksoze që Messi u dha shokëve të ekipit pas Botërorit

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Pirlo tek Italia dështon, zbulohet arsyeja e pazakontë

Pirlo tek Italia dështon, zbulohet arsyeja e pazakontë

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

Prenga: Raundi i parë më tregoi se mund të përballem me më të mirët

Prenga: Raundi i parë më tregoi se mund të përballem me më të mirët

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar