Haga e sqaron, Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Haga e sqaron, Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër ish-krerët e akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën përmbyllëse, prokurorja Kimberly West tha se nuk po kërkojnë dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim. “Zyra e […]

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër ish-krerët e akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën përmbyllëse, prokurorja Kimberly West tha se nuk po kërkojnë dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha ajo.

Deklarata e prokurores fillimisht krijoi konfuzion në Prishtinë. Po kërkohen 45 vjet për secilin nga të akuzuarit apo për të katërtit bashkë?

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett sqaroi për Gazetën Express se bëhet fjalë për 45 vjet për secilin të akuzuar, jo në total.

“Faktet e këtij rasti dhe ligji i zbatueshëm mbështesin një dënim të gjatë me burg për secilin prej të akuzuarve. Një shpjegim i plotë i konsideratave faktike dhe ligjore relevante është paraqitur në memorandumin përfundimtar të Prokurorisë, dhe unë nuk do t’i përsëris të gjitha faktorët këtu. Ndërkohë që kolegët e mi së shpejti do të theksojnë prova të caktuara në prezantimet e tyre dhe do t’i përgjigjen disa argumenteve të Mbrojtjes, ne mbetemi te memorandumi ynë që paraqet më gjerësisht çështjen tonë. Megjithatë, është e rëndësishme që pozicioni i ZPS-së të kuptohet mirë – një dënim dhe një vendim nuk kërkohet kundër Shtabit të Përgjithshëm apo kundër UÇK-së. Po ashtu, nuk kërkohet asnjë dënim, dhe nuk mund të shqiptohet asnjë vendim, vetëm mbi bazën e anëtarësisë në Shtabin e Përgjithshëm apo në UÇK”, tha ai.

“Përkundrazi, SPO ka kërkuar dënime për të gjitha 10 pikat dhe shqiptim të një dënimi të vetëm prej 45 vjetësh bazuar në kontributet individuale në krimet (të cilat ngarkohen në Aktakuzë) të bërë nga secili prej Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë me natyrë të rënda. Dhe rëndësia e akuzave nuk është zvogëluar me kalimin e kohës”, shtoi Benett.

Të ngjashme
Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër